Kalo te përmbajtja

20 MARS 2019
TURKMENISTAN

Lirojnë Bahram Hemdemovin

Lirojnë Bahram Hemdemovin

Më 13 shkurt 2019, Bahram Hemdemovi, 55 vjeç, u lirua nga burgu pasi kreu gjithë dënimin katërvjeçar në burgun e Sejdit (LB-E/​12), në Turkmenistan. Tani është ribashkuar me gruan e tij, Gulzirën, dhe me katër fëmijët. Z. Hemdemov e arrestuan më 14 mars 2015, vetëm se po mbante një mbledhje paqësore fetare në shtëpinë e tij, në periferi të Turkmenabadit. Më 19 maj 2015, Gjykata Rajonale e Lebapit e dënoi. Gjatë periudhës që ishte në burg z. Hemdemov, qeveria e Turkmenistanit u ka dhënë amnisti të burgosurve mesatarisht 3 herë në vit. Por gjithmonë ia ka mohuar amnistinë z. Hemdemov, edhe pse disa prej të liruarve ishin të dënuar për vrasje. Më 15 gusht 2016, z. Hemdemov paraqiti një ankesë pranë Komitetit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (CCPR) dhe është në pritje që të merret në konsideratë. Në Turkmenistan, 11 Dëshmitarë të Jehovait janë në burg, pasi nuk pranojnë të kryejnë shërbimin ushtarak, ndonëse CCPR-ja ka marrë 10 vendime kundër qeverisë, ngaqë persekuton dhe burgos djem Dëshmitarë që nuk pranojnë shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes.