10 NËNTOR 2016
TURKMENISTAN
Dëshmitarëve të burgosur në Turkmenistan u mohohet amnistia
Më 25 tetor 2016 presidenti i Turkmenistanit u dha amnistinë më shumë se 1.500 të burgosurve. Megjithatë, nga kjo amnisti nuk përfituan as Bahram Hemdemovi, as Mansur Mesharipofi, dy Dëshmitarë të Jehovait të burgosur në burgun LB-E/12 në Sejdi.
Z. Hemdemov është burgosur që nga marsi i 2015-s ngaqë po drejtonte një mbledhje fetare paqësore në shtëpinë e tij në Turkmenabad. Një gjykatë vendëse e dënoi me katër vite burg me pretekstin se po kryente veprimtari fetare të paligjshme. Z. Mesharipof u arrestua nën akuza të rreme në qershor 2016, në Ashgabad, dhe u dënua me një vit burg. Familjet e tyre dhe Dëshmitarë të Jehovait në mbarë botën janë të zhgënjyer që këta burra nuk u liruan, megjithatë shpresojnë që rastet e tyre të merren parasysh në amnistinë e radhës.