15 SHKURT 2016
TURKMENISTAN
Një vit burgimi i padrejtë në Turkmenistan
Në mars mbushet një vit që kur autoritetet burgosën Bahram Hemdemovin, sepse po mbante një mbledhje fetare paqësore në shtëpinë e tij në Turkmenabad, Turkmenistan. Më 14 mars 2015 policia i bastisi shtëpinë dhe e mori në rajon. Më pas e rrahën keqas, e dënuan me katër vite burg dhe e dërguan në kampin e punës në Sejdi.
Kushtetuta e Turkmenistanit garanton të drejtën «për të praktikuar çdo fe, vetëm ose me të tjerë» dhe të drejtën e «lirisë së bindjeve dhe të shprehjes së lirë të këtyre bindjeve». E megjithatë, Bahrami është ende në burg, në kushte goxha të vështira, thjesht sepse praktikon besimin e tij. Dëshmitarët e Jehovait me respekt kërkojnë që ai të lirohet.