3 MAJ 2016
TURKMENISTAN
Policia në Turkmenabad sulmon të pranishmit në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit
Më 23 mars 2016 policët u përpoqën të ndërpritnin mbledhjen e një grupi me 20 Dëshmitarë të Jehovait në një apartament në Turkmenabad, Turkmenistan, të cilët po mbanin Përkujtimin e përvitshëm të vdekjes së Krishtit. Meqë policët nuk hynë dot, pritën jashtë. Asnjë nga të pranishmit nuk guxoi të largohej kështu që e kaluan aty natën.
Të nesërmen katër policë hynë me forcë nga ballkoni. Ata sulmuan disa Dëshmitarë dhe u treguan kaq agresivë, sa një grua shtatzënë përfundoi në spital. Të gjithë i çuan në rajonin e policisë ku dy nga burrat i rrahën. Më 25 mars u liruan të gjithë të paraburgosurit, përveç njërit që u burgos për 15 ditë. Më 19 prill autoritetet gjobitën shtatë nga Dëshmitarët me 143 dollarë amerikanë secilin, edhe pse asnjërit prej tyre nuk iu bë gjyq.