3 MARS 2022
UKRAINË
Dashuria triumfon në mes të krizës në Ukrainë
Më 24 shkurt 2022, Rusia sulmoi Ukrainën. Në Ukrainë jetojnë më shumë se 129.000 Dëshmitarë të Jehovait bashkë me fëmijët e tyre. Zyra e degës atje ka organizuar 27 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash (KNRK) për t’u siguruar ndihma humanitare bashkëbesimtarëve tanë. Përveç kësaj, vëllezërit e motrat po shfaqin dashuri duke bërë çmos për t’u dhënë ndihmë praktike dhe mbështetje emocionale njëri-tjetrit dhe fqinjëve të tyre gjatë kësaj krize.
Shumica e vëllezërve dhe motrave kanë qëndruar në vend, ndërsa disa kanë vendosur të largohen nga Ukraina. Ata që ikën, ngecën në radhë të gjata që arritën deri në 30 kilometra dhe pritën tri ose katër ditë për të kaluar pikat kufitare. Lajmëtarët vendës kërkuan bashkëbesimtarët që pritnin në radhë dhe u siguruan ujë, ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme. Kur më në fund kaluan kufirin dhe shkuan në shtetet fqinje, atje i mirëpritën Dëshmitarë të tjerë duke mbajtur në duar tabela me logon jw.org, gati për t’i ngushëlluar e për t’i ndihmuar.
Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë
Mjerisht, më 1 mars 2022, në Harkov 1 vëlla që nuk dëgjonte, mbeti i vrarë, kurse gruaja e tij është plagosur rëndë gjatë bombardimeve
3 motra të tjera janë plagosur
Mbi 5.000 lajmëtarë janë shpërngulur
2 shtëpi janë shkatërruar
3 shtëpi kanë pësuar dëme të mëdha
35 shtëpi kanë pësuar dëme të lehta
2 Salla Mbretërie janë dëmtuar
Shumë lajmëtarë herë pas here nuk kanë pasur energji elektrike, ngrohje, sinjal telefonik dhe ujë
Ndihma në rast katastrofash
Në Ukrainë janë ngritur 27 KNRK
KNRK-të kanë ndihmuar 867 lajmëtarë të gjejnë strehim në zona më të sigurta
KNRK-të po punojnë që të sigurojnë gjërat e nevojshme, të tilla si ushqim dhe ujë
Shifrat e lartpërmendura bazohen te raportet e para.
Lutemi që vëllezërit e motrat të vazhdojnë të kenë mençurinë dhe kuptueshmërinë që u duhet për të përballuar pasiguritë dhe ankthin që u kanë sjellë këto rrethana të reja, ndërsa shfaqin dashuri vëllazërore.—Proverbat 9:10; 1 Selanikasve 4:9.