Kalo te përmbajtja

12 DHJETOR 2019
UKRAINË

Gjykata e Lartë e Ukrainës mbron të drejtën për të përdorur Sallën e Mbretërisë

Gjykata e Lartë e Ukrainës mbron të drejtën për të përdorur Sallën e Mbretërisë

Pas një beteje ligjore 4-vjeçare, Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin e Tetivit, Ukrainë, u dhanë leje të përdorin Sallën e Mbretërisë për të adhuruar Perëndinë. Salla përfundoi në dhjetor 2014, por Këshilli i Shtetit për Arkitekturën e Ndërtesave (KSAN) i ka penguar herë pas here: gjashtë herë nuk u dhanë leje ta përdorin, duke i vënë kongregacionit gjoba të larta; madje anuluan lejen e ndërtimit, edhe pse ndërtimi kishte mbaruar.

Më 10 tetor 2018 Gjykata e Lartë e Ukrainës pohoi se vëllezërit i ishin bindur ligjit për ndërtimin. Gjithashtu përsëriti se e drejta për të ndërtuar vende adhurimi mbrohet nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Më 28 mars 2019 shefi i sapoemëruar i KSAN-it u dha vëllezërve lejen që ta përdorin. Kongregacioni mbajti mbledhjen e parë po atë muaj.

Më 2 nëntor 2019 vëllezërit organizuan një pritje për publikun ku morën pjesë zyrtarë të qytetit, të krahinës, si dhe fqinj. Anatolij Fedoroviç Zavalniuku, kryearkitekt i Administratës Shtetërore në Rajonin e Tetivit, tha: «Ju keni respektuar teknologjinë e ndërtimit, ligjin dhe projektin e miratuar. Ky vend adhurimi ka zbukuruar rrugën dhe këtë pjesë të qytetit. Ju falënderoj për punën!»

Kjo fitore ligjore na gëzon edhe ne bashkë me vëllezërit në Tetiv. Jemi shumë të kënaqur që tani mund të përdorin Sallën e Mbretërisë për t’i dhënë lavdi Jehovait dhe për ta madhëruar.—Psalmi 69:30.