8 MARS 2022
UKRAINË
PËRDITËSIM NR. 1 | Dashuria triumfon në mes të krizës në Ukrainë
Ndërsa në Ukrainë vazhdojnë bombardimet, vëllezërit e motrat në qytetin e Mariupolit, të Harkovit, të Hostomelit dhe në qytete të tjera po hasin vështirësi të mëdha. Disa nuk dolën dot nga bodrumet dhe vendstrehimet për gati 1 javë. Rezervat ushqimore po u mbarojnë dhe e kanë të vështirë të komunikojnë me vëllezërit e motrat ngaqë energjia elektrike, interneti dhe linjat telefonike ndërpriten herë pas here.
Mjerisht, vëlla Dmitro Rozdorski, plak kongregacioni 28 vjeç në Mirnohrad, vdiq nga plagët pasi shkeli një minë. Lutemi për ata që kanë humbur njerëzit e dashur dhe për vëllezërit e motrat në zona ku bombardimet kanë qenë të njëpasnjëshme.—2 Selanikasve 3:1.
Këto janë raportet që kemi nga Ukraina deri më 7 mars 2022:
Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë
2 lajmëtarë kanë vdekur
8 lajmëtarë janë plagosur
20.617 lajmëtarë janë shpërngulur drejt zonave më të sigurta brenda vendit
25 shtëpi u shkatërruan
29 shtëpi pësuan dëme të mëdha
173 shtëpi pësuan dëme të lehta
5 Salla Mbretërie u dëmtuan
Ndihma në rast katastrofash
Në Ukrainë janë ngritur 27 Komitete të Ndihmës në Rast Katastrofash (KNRK)
KNRK-të kanë ndihmuar 6.548 lajmëtarë të gjejnë strehim në zona më të sigurta
7.008 lajmëtarë janë shpërngulur nëpër shtete të tjera ku po i ndihmojnë vëllezërit e motrat
1 Sallë Asamblesh dhe gati 30 Salla Mbretërie në Ukrainën Perëndimore, si në Çernevc, në Ivano-Frankivsk, në Lvov dhe në rajonet e Transkarpatisë janë bërë gati për të pritur refugjatët