Kalo te përmbajtja

Nga e majta: Një stacion treni i mbushur me njerëz në Lviv. Shtëpia në flakë e një vëllai pasi u godit nga një bombë. Pleq të guximshëm duke kërkuar bashkëbesimtarët në Mariupol

1 PRILL 2022
UKRAINË

PËRDITËSIM NR. 5 | Dashuria triumfon në mes të krizës në Ukrainë

PËRDITËSIM NR. 5 | Dashuria triumfon në mes të krizës në Ukrainë

Mjerisht, deri më 29 mars 2022, në Mariupol vdiqën edhe 7 vëllezër e motra të tjerë. Në Ukrainë kanë humbur jetën gjithsej 17 vëllezër e motra.

Komitetet e Ndihmës në Rast Katastrofash (KNRK) në Ukrainë po punojnë pa u lodhur që të sigurojnë ndihmë. Madje këta vëllezër po rrezikojnë edhe jetën teksa kërkojnë motrat e vëllezërit në zonat e shkatërruara nga lufta.

Për shembull, vëllezërit që punojnë në KRNK ia kanë dalë të shpërndajnë ushqime, ilaçe dhe gjëra të tjera të nevojshme në qytetet më të bombarduara, si Kharkivi, Kramatorsku dhe Mariupoli. Një anëtar i KNKR-së udhëton mbi 500 km çdo ditë, duke kaluar nëpër shumë pika kontrolli të ushtrisë, që t’u shpërndajë ushqim dhe ilaçe më tepër se 2.700 lajmëtarëve.

KNRK-të po organizojnë edhe transport për t’i nxjerrë nga zona e luftës vëllezërit e motrat. Një vëlla nga KNRK-ja e Çernihivit tregon: «Kur ushtria nisi të bombardonte godinat e banimit, u bë e qartë se ishte tejet e rrezikshme të rrije në qytet. Gjatë bombardimeve mungonte interneti dhe energjia elektrike, prandaj pleqtë rendën në tërë qytetin që t’i njoftonin lajmëtarët që po strehoheshin nëpër bodrume, se ishte siguruar transport që të largoheshin nga qyteti.»

Pronari i një biznesi transporti ra dakord të përdornim furgonët dhe autobusët e tij dhe bëri 9 rrugë që të nxirrte nga Çernihivi 254 motra e vëllezër. Madje, në një rast rregulloi një rrugë duke përdorur mjete të rënda, që të kalonte autobusi i tij. Vëllezërit ishin tepër mirënjohës për ndihmën.

Pikëllohemi bashkë me ata që kanë humbur njerëz të dashur gjatë kësaj lufte që po vazhdon. Mezi presim të bëhet realitet shpresa për të cilën flet Fjala e Perëndisë, Bibla, se nuk do të ketë më vajtim e vdekje.—Zbulesa 21:3, 4.

Vëllezërit mirëpresin në një Sallë Mbretërie që ndodhet në një zonë më të sigurt, rreth 40 lajmëtarë që arritën të dilnin nga Çernihivi

Deri më 29 mars 2022 kemi marrë këtë raport nga Ukraina, siç mund ta shihni më poshtë. Këto statistika janë bazuar te raportet e vërtetuara nga vëllezërit vendës. Megjithatë, ngaqë është e vështirë të mbajmë komunikim me të gjitha rajonet e vendit, shifra reale mund të jetë më e lartë.

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • 17 lajmëtarë kanë vdekur

  • 35 lajmëtarë janë plagosur

  • 36.313 lajmëtarë janë larguar nga shtëpitë e tyre drejt zonave më të sigurta

  • 114 shtëpi janë shkatërruar

  • 144 shtëpi kanë pësuar dëme të mëdha

  • 612 shtëpi kanë pësuar dëme të vogla

  • 1 Sallë Mbretërie është shkatërruar

  • 7 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të mëdha

  • 23 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të vogla

Ndihma në rast katastrofash

  • 27 KNRK po ndihmojnë në Ukrainë

  • KNRK-të kanë ndihmuar 34.739 lajmëtarë të gjejnë strehim në zona më të sigurta

  • 16.175 lajmëtarë janë larguar drejt shteteve të tjera ku po i ndihmojnë bashkëbesimtarët atje