1 KORRIK 2019
UKRAINË
Dëshmitarët e Jehovait në Ukrainë organizojnë ekspozita për Biblën
Dëshmitarët e Jehovait në Ukrainë organizuan ekspozita të veçanta për Përkthimin Bota e Re të Shkrimeve të Krishtere Greke në gjuhën ruse të shenjave (RSL), një moment historik për përkthimin. Ato u hapën më 7 tetor 2018 në Lviv dhe qëndruan hapur deri më 7 qershor 2019. Ekspozitat u vendosën edhe në qytetet e Harkovit, të Kievit, të Odesës dhe Dnipros.
Para çdo eventi, kongregacionet vendëse të gjuhës së shenjave u shpërndanë ftesa të shtypura dhe u treguan video atyre që nuk dëgjojnë dhe që kanë vështirësi me dëgjimin. Gjithashtu, Zyra Vendëse e Informacionit për Publikun në degën e Ukrainës u dha ftesa mësuesve, mediave dhe zyrtarëve të shtetit.
Për të pranishmit në eventin e parë që u mbajt në Lviv, në klubin për ata që s’dëgjojnë, u vunë në dispozicion mjete të ndryshme elektronike për studimin e Biblës, si aplikacioni JW Library Sign Language®. Vizitorët u kënaqën edhe me vitrinën që tregonte Biblën përgjatë shekujve, nga rrotullat deri te librat e kohëve moderne. Në ekspozitë spikaste një përkthim i Biblës i vitit 1927.
Jemi të lumtur që Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Krishtere Greke tani është në dispozicion në gjuhën ruse të shenjave. Jemi të sigurt që ky përkthim do t’i ndihmojë ata që flasin këtë gjuhë, të marrin njohuri të saktë nga Shkrimet.—Mateu 5:3.