Kalo te përmbajtja

21 NËNTOR 2014
UKRAINË

Lajmi i fundit nga Ukraina: Dëshmitarët e Jehovait u vijnë në ndihmë mijëra të shpërngulurve

Lajmi i fundit nga Ukraina: Dëshmitarët e Jehovait u vijnë në ndihmë mijëra të shpërngulurve

LVOV, Ukrainë​—Dëshmitarët e Jehovait vazhdojnë të ndihmojnë bashkëbesimtarët e shpërngulur nga lufta që ka mbërthyer pjesën lindore të Ukrainës.

Nga afro 7.500 Dëshmitarët që janë larguar nga zona e luftës, thuajse 4.000 janë nën kujdesin e shtatë komiteteve të ndihmës, organizuar nga zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Lvov. Pjesa tjetër janë strehuar te të afërmit dhe te bashkëbesimtarët në Ukrainë e Rusi. Gjashtë komitete të tjera po kujdesen për më se 17.500 Dëshmitarët që janë akoma në zonën e luftës.

Bombat kanë shkatërruar disa shtëpi të Dëshmitarëve, si kjo shtëpi në fshatin Semenivka, rajoni Donetsk.

Zyra e degës në Lvov konfirmon se gjashtë Dëshmitarë kanë humbur jetën që kur filloi lufta. Një Dëshmitar në Kramatorsk vdiq më 17 qershor 2014 nga shpërthimi i një bombe afër makinës me të cilën udhëtonte. Po nga bombat gjetën vdekjen edhe pesë të tjerët që jetonin në qytetet Donetsk, Sloviansk, Rozkishne dhe Luhansk.

Gjithashtu, zyra e degës po bashkërendon punën për rindërtimin e disa shtëpive të Dëshmitarëve dhe vendeve të adhurimit.

Dëshmitarët duke rregulluar çatinë e një shtëpie në qytetin Sloviansk.

Zëdhënësi(t) për median:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e informacionit publik, tel. +1 718 560 5000

Ukrainë: Vasyl Kobel, tel. +38 032 240 9323