11 NËNTOR 2014
UKRAINË
Ukrainë: Në mes të luftës Dëshmitarët mblidhen në paqe dhe prezantojnë Biblën
LVOV, Ukrainë—Edhe pse lufta në lindje të Ukrainës vazhdon, Dëshmitarët e Jehovait u mblodhën në Lvov më 4-6 korrik 2014 për kongresin rajonal «Vazhdoni të kërkoni në radhë të parë Mbretërinë e Perëndisë!» Anthony Morris, anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait, prezantoi botimin e rishikuar Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën e sotme ukrainase.
Zyra e degës së Dëshmitarëve në Ukrainë mori masa që pjesë të veçanta të programit të transmetoheshin nëpërmjet lidhjes me video në 8 qytete dhe në 62 vende të tjera në Donetsk, që është edhe epiqendra e luftimeve. Në stadiumin në Lvov ishin 18.336 të pranishëm dhe bashkë me ata që e ndoqën programin me video, numri arriti në 82.832. Gjithsej u pagëzuan 1.068 veta.
Ditën e parë të kongresit, programi u ndërpre për shkak të një alarmi për bombë. Më shumë se 16.000 të pranishmit duhej të dilnin menjëherë nga stadiumi. U deshën vetëm 11 minuta për ta boshatisur stadiumin, e sapo autoritetet njoftuan se alarmi ishte i rremë, programi filloi sërish.
Vasyl Kobel, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Ukrainë, thotë: «U kënaqëm jashtë mase që mikpritëm aq shumë mysafirë në kongres. Momenti më emocionues ishte prezantimi i botimit të rishikuar Përkthimi Bota e Re në gjuhën ukrainase, që doli për herë të parë në anglisht në tetor 2013. Mezi presim të flasim me të tjerët për premtimet e Biblës për një të ardhme paqësore, veçanërisht në këto kohë të trazuara për vendin tonë.»
Zëdhënësi(t) për median:
Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e informacionit publik, tel. +1 718 560 5000
Ukrainë: Vasyl Kobel, tel. +38 032 240 9323