Përmbledhje për Ukrainën
Dëshmitarët e Jehovait janë aktivë në Ukrainë për më shumë se një shekull. U regjistruan ligjërisht më 28 shkurt 1991, pak para se Ukraina të bëhej shtet i pavarur.
Dëshmitarët e Jehovait në Ukrainë janë shtypur egërsisht nën Regjimin Nazist dhe Sovjetik. Më 8 prill 1951, autoritetet sovjetike internuan më shumë se 6.100 Dëshmitarë nga Ukraina Perëndimore në Siberi. Situata u përmirësua disi në qershor 1965, pasi Gjykata e Lartë e Ukrainës vendosi se botimet e Dëshmitarëve të Jehovait kanë natyrë fetare dhe nuk janë antisovjetike. Autoritetet nuk i arrestonin më njerëzit ngaqë lexonin botimet e Dëshmitarëve, por vazhdonin të burgosnin Dëshmitarët, sepse u flisnin të tjerëve për bindjet e tyre. Në shtator të 1965-s, një amnisti e qeverisë i liroi të gjithë Dëshmitarët që ishin internuar në Siberi në 1951-shin, por shumicës nuk iu lejua të kthehej në vendbanimet e mëparshme. Vala e egër e përndjekjeve vazhdoi deri në fillim të viteve 80.
Sot Dëshmitarët e Jehovait janë të lirë të mblidhen bashkë në vende adhurimi dhe vazhdojnë veprën e tyre të predikimit, pa u penguar nga autoritetet. Gjithsesi, Dëshmitarët shpesh kanë qenë viktima të krimeve të nxitura nga urrejtja. Autoritetet kanë bërë shumë pak për t’i mbrojtur nga sulmet që u kanë bërë atyre dhe vendeve të tyre të adhurimit, dhe në shumicën e rasteve nuk i kanë ndjekur penalisht fajtorët. Si pasojë e neglizhencës së autoriteteve që i lë fajtorët të pandëshkuar dhe trazirave në lindje të vendit, sulmet kundër Dëshmitarëve janë shtuar.