Kalo te përmbajtja

Vëlla Dejvid Splejni, anëtar i Trupit Udhëheqës, me gruan e tij, kur i mirëpritën me ngrohtësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Lvovit «Danilo Halitski»

9 NËNTOR 2018
UKRAINË

Gjatë kongresit special në Ukrainë tregohet mikpritje dhe unitet

Gjatë kongresit special në Ukrainë tregohet mikpritje dhe unitet

Dëshmitarët e Jehovait në Ukrainë mirëpritën mijëra vëllezër e motra për kongresin special që u mbajt në Lvov, në datat 6-8 korrik 2018. Mbi 3.300 delegatë nga 9 shtete shkuan në Ukrainë me synimin kryesor që të nxirrnin dobi nga programi i bazuar në Bibël, me temë «Ji guximtar!» Gjithashtu u kënaqën me mikpritjen e ngrohtë të vëllezërve ukrainas.

Përgatitjet për kongresin filluan në prill të 2017-s dhe, gjatë 15 muajve në vazhdim, shumë Dëshmitarë vendës dolën vullnetarë për të ndihmuar me organizimin e kongresit dhe të aktiviteteve për delegatët. Delegatët shijuan disa aspekte unike të kulturës ukrainase si kërcime, muzikë dhe ushqim tradicional. U organizuan vizita me ciceron në një muze vendës, në kala të ndryshme dhe një vizitë në vargmalin madhështor të Karpateve. Aktivitet i veçantë për delegatët ishte pjesëmarrja në shërbim me Dëshmitarët vendës.

Kongresi u mbajt në një stadium të madh në Lvov, ku maksimumi i të pranishmëve ishte mbi 25.000 veta. Disa fjalime u transmetuan në 15 stadiume të tjera dhe në shumë Salla Mbretërie të vendit, prandaj në total ishin mbi 125.000 të pranishëm dhe u pagëzuan 1.420 veta.

Ivan Riheri, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Ukrainë, u shpreh: «E kemi pritur me padurim këtë ngjarje speciale dhe mundësinë për të mirëpritur vëllezërit e motrat tanë nga shtete të tjera. Jemi të lumtur që u treguam mikpritjen ukrainase vizitorëve dhe që pamë me sytë tanë se si u forcua uniteti e guximi i familjes sonë globale të besimit.»—Psalmi 133:1.

 

Maksimumi i të pranishmëve në stadiumin e Lvovit ishte 25.489

Mes 1.420 personave që u pagëzuan, kishte edhe të moshuar: ja një prej tyre

Një nga fëmijët që u pagëzua në kongres

Lajmëtarët vendës dhe delegatët predikuan bashkë që të ftonin banorët në kongres

Dega mori me qira Teatrin e Operës në Lvov, strukturën me skenën më të madhe në qytet. Delegatët panë live një shfaqje që kishte edhe këngë e valle tradicionale. Programi i mbrëmjes u mbyll me këngën «E ke emrin Jehova»

Dëshmitarë vendës teksa kërcejnë një valle popullore rome në Kalanë e Svirzhit

Lajmëtarët vendës me tabela që shprehin dashuri për vëllezërit e motrat nga vendet e tjera, në fund të programit