Kalo te përmbajtja

Përndjekja kundër vëllezërve në disa zona të Doneckut dhe të Luganskut, në Ukrainën Lindore, është intensifikuar. Më 30 maj 2018, kundërshtarët plaçkitën, prishën dhe dogjën një Sallë Mbretërie në Lugansk

15 TETOR 2018
UKRAINË

Republika Popullore e Doneckut ndalon Dëshmitarët e Jehovait

Republika Popullore e Doneckut ndalon Dëshmitarët e Jehovait

Më 26 shtator 2018, Gjykata e Lartë e Republikës Popullore të Doneckut (RPD-së) e shpalli «ekstremiste» shoqatën fetare të Dëshmitarëve të Jehovait, duke ndaluar kështu veprimtarinë e saj. Gjatë procesit gjyqësor, as prokurori i përgjithshëm, as Gjykata nuk janë konsultuar me Dëshmitarët e Jehovait. Ndalimi është ngjarja e fundit në zinxhirin e përndjekjes fetare që po rritet kundër Dëshmitarëve të Jehovait në këtë vend.

Situata e vëllezërve në disa zona të Doneckut dhe të Luganskut, në Ukrainën Lindore, është keqësuar që nga mesi i vitit 2017, kur Gjykata e Lartë e RPD-së i shpalli disa nga botimet tona «ekstremiste». Gjatë 2017-s, policia ka marrë në pyetje mbi 170 Dëshmitarë. Gjithashtu, autoritetet kanë sekuestruar sistematikisht Salla Mbretërie. Deri më 29 gusht 2018 janë konfiskuar gjithsej 16 Salla Mbretërie.

Pavarësisht nga përndjekja fetare, vëllezërit e motrat në këto zona vazhdojnë të mbështeten te «Perëndia i shpëtimit».—Psalmi 18:46.