17 MARS 2023
VANUATU
Vanuatu goditet nga 2 ciklone tropikale
Mes datave 1 dhe 4 mars 2023, Vanuatu u godit nga dy ciklone të kategorisë 4. Cikloni i parë, Xhudi, nuk shkaktoi shumë dëme. Por pak pas tij u formua një ciklon tjetër, Kevin, që goditi të njëjtat zona. Ai solli dëme të mëdha në disa ishuj në pjesën jugore të vendit, ndër to edhe në ishullin kryesor, në Efate.
Situata e vëllezërve dhe e motrave
Asnjë vëlla ose motër nuk ka humbur jetën
3 shtëpi janë shkatërruar
30 shtëpi kanë pësuar dëme të vogla
2 Salla Mbretërie janë dëmtuar
Ndihma në rast katastrofash
Mbikëqyrësit qarkorë dhe pleqtë vendës po u japin zemër nga Shkrimet dhe ndihmë praktike të prekurve nga katastrofa
Është ngritur një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash për të koordinuar punën për dhënien e ndihmës
Megjithëse vëllezërit e motrat në Vanuatu po përballen me këtë situatë të vështirë, jemi të sigurt se ‘ngushëllimet e Jehovait do t’ua ledhatojnë shpirtin’ edhe në ditët në vijim.—Psalmi 94:19.