10 KORRIK 2023
ZAMBIE
Prezantohet libri i Mateut në gjuhën zambiane të shenjave
Më 1 korrik 2023, vëlla Ian Xhefërsoni, anëtar i Komitetit të Degës në Zambie, prezantoi librin e Mateut në gjuhën zambiane të shenjave (ZAS) gjatë një programi special që u mbajt në një Sallë Asamblesh në Lusakë, Zambie. Të pranishëm në këtë event ishin 922 veta. Ky është libri i parë i Biblës i përkthyer ndonjëherë në këtë gjuhë dhe tani mund të shkarkohet nga siti jw.org dhe në aplikacionin JW Library Sign Language.
Kongregacioni i parë i ZAS u formua në mars të 2008-s. Më 2012, u krijua një skuadër përkthimi në zyrën e degës në Lusakë. Sot në mbarë vendin ka afërsisht 500 lajmëtarë që shërbejnë në 16 kongregacione dhe në 11 grupe të gjuhës zambiane të shenjave.
Në fjalimin e prezantimit vëlla Xhefërsoni lexoi Mateun 18:22 për të ilustruar vlerën e gjuhës së thjeshtë e të qartë që është përdorur në këtë përkthim. Ai tha se në anglisht ky varg ka 18 fjalë dhe, po të përkthehej fjalë për fjalë, përdoruesit e gjuhës ZAS do ta kishin të vështirë ta kuptonin. Megjithatë, e njëjta ide është përcjellë vetëm me 2 shenja të gjuhës zambiane të shenjave. Vëllai komentoi: «Ky përkthim i përmbledhur dhe i thjeshtë ua bën më të lehtë shikuesve të ndjekin, të kuptojnë e të nxjerrin dobi nga Fjala e Perëndisë.»
Prezantimi i librit të Mateut në ZAS është dëshmi e mëtejshme se Jehovai po «i sjell shpëtim çdo lloj njeriu».—Titit 2:11.