Kalo te përmbajtja

22 PRILL 2019
ZIMBABVE

Del Përkthimi Bota e Re i rishikuar në gjuhën shone

Del Përkthimi Bota e Re i rishikuar në gjuhën shone

Më 17 mars 2019, vëlla Keneth Kuk, anëtar i Trupit Udhëheqës, prezantoi botimin e rishikuar Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në gjuhën shone gjatë një programi special që u mbajt në Sallën e Asambleve në Harare, Zimbabve. Për përkthimin e kësaj Bible u deshën tre vjet.

Në këtë eveniment ishin të pranishëm gati 2.500 vëllezër e motra. Përveç tyre, programin e panë edhe 43.000 veta që ishin mbledhur në 295 Salla Mbretërie dhe në 4 Salla Asamblesh. Një vëlla u shpreh: «Mezi pres ta përdor në shërbim Biblën e rishikuar. Ka një gjuhë të thjeshtë e të këndshme, që të motivon edhe më shumë ta lexosh. E falënderojmë me gjithë zemër Jehovain për këtë dhuratë.»

Kjo Bibël do të ndihmojë 38.000 lajmëtarët që predikojnë në gjuhën shone. Gjithashtu do t’u vlejë ndërsa u predikojnë mbi 9.000.000 vetave që flasin këtë gjuhë, të cilët përbëjnë thuajse 80 për qind të popullsisë së Zimbabves.

Raste të tilla tregojnë se Jehovai po e bekon përkthimin në mbarë botën. Jemi të kënaqur që Fjala e tij është në dispozicion në gjuhët amtare për gjithnjë e më tepër lexues.—Veprat 2:8.