Kalo te përmbajtja

Gjykata e Lartë e Zimbabvesë në Mutare. Fotoja e vogël (nga e majta): vëllezërit Jabulani Sitole, Uondër Muposheri dhe Tobias Gabaza

18 NËNTOR 2022
ZIMBABVE

Gjykata e Lartë në Zimbabve vendos në favor të Dëshmitarëve të Jehovait për të drejtat e tyre fetare

Gjykata e Lartë në Zimbabve vendos në favor të Dëshmitarëve të Jehovait për të drejtat e tyre fetare

Më 29 shtator 2022, Gjykata e Lartë e Zimbabvesë në Mutare vendosi në favor të vëllezërve Tobias Gabaza, Uondër Muposheri dhe Jabulani Sitole, të cilët i diskriminuan ngaqë nuk pranuan të merrnin pjesë në një ceremoni fetare që binte ndesh me ndërgjegjen e tyre.

Në tetor 2020, vëllezërit i thirrën para një gjykate që drejtohej nga kryetari i fshatit, sepse një zyrtar ngulte këmbë që ata të merrnin pjesë në një ceremoni indigjene. Ceremonia përfshin t’u lutesh shpirtrave të të vdekurve që të sjellin shira stinorë, dhe çdo banor i fshatit pritet të marrë pjesë. Vëllezërit tanë vendosën të mos merrnin pjesë në ceremoni, ngaqë ndërgjegjja e tyre e stërvitur sipas Biblës nuk ua lejonte.

Kryetari i fshatit vendosi kundër vëllezërve, i kërcënoi dhe u përpoq që t’i detyronte të ishin të pranishëm në ceremoni. Vëllezërit tanë vendosën të apelonin çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë në Çipinge.

Më 5 janar 2021, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi në favor të vëllezërve. E megjithatë zyrtarët e fshatit refuzuan t’i bindeshin këtij vendimi dhe vazhduan t’u bënin presion. Për më tepër, edhe banorë të tjerë të fshatit nisën t’i shmangnin e t’i keqtrajtonin vëllezërit tanë.

Meqë situata nuk ndryshoi, vëllezërit iu drejtuan Gjykatës së Lartë. Gjykata pranoi se zyrtarët e fshatit kishin shkelur të drejtat e vëllezërve. Gjithashtu vendosi që zyrtarët të mos i përfshinin vëllezërit në asnjë aktivitet tradicional që binte ndesh me ndërgjegjen e tyre, si edhe t’u paguanin një dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar.

Besojmë se ky vendim do të jetë në dobi të të gjithë vëllezërve e motrave që jetojnë në Zimbabve, meqë ceremoni të tilla kremtohen në mbarë vendin. I jemi thellësisht mirënjohës Jehovait për këtë vendim të favorshëm.—Proverbat 2:8.