Ç’të bëj nëse jam i varur ndaj pornografisë?
Ja ç’mund të bësh
Kupto çfarë është në të vërtetë pornografia. S’është gjë tjetër veçse një përpjekje për të degjeneruar diçka që Jehovai e krijoi për të qenë e nderuar. Po ta mendosh kështu pornografinë, do ta kesh më të lehtë ‘të urresh të keqen’.—Psalmi 97:10.
Mendo për pasojat. Pornografia u ul vlerat jo vetëm atyre që dalin në këto skena, por edhe atyre që i shohin. Bibla ka arsye të fortë kur thotë: «Mendjehollë është ai që e sheh të keqen dhe fshihet.»—Proverbat 22:3.
Merr një zotim. «Kam bërë një premtim solemn që kurrë të mos shoh me epsh një vajzë»,—tha Jobi, një burrë besnik. (Jobi 31:1, Today’s English Version) Më poshtë janë renditur disa ‘premtime solemne’ që mund të bësh:
Nuk do ta përdor Internetin kur jam vetëm.
Do të heq menjëherë çdo pamje pornografike që shfaqet papritur ose sit me skena të qarta seksi.
Do të flas me një mik të pjekur nëse ndodh që të bie prapë në këtë ves.
Lutu. Psalmisti iu përgjërua Jehovait: «M’i largo sytë nga gjërat e kota.» (Psalmi 119:37) Perëndia Jehova dëshiron që t’ia dalësh mbanë dhe, nëse i lutesh, mund të të japë forcën për të bërë atë që është e drejtë.—Filipianëve 4:13.
Fol me dikë. Shpesh, gjetja e një miku të besuar është një hap i rëndësishëm për ta hequr këtë ves.—Proverbat 17:17.
Mos harro këtë: sa herë e shmang pornografinë, ke arritur një fitore të rëndësishme. Fol me Jehovain për këtë fitore dhe falënderoje për forcën që të dha. Kur shmang pornografinë, ia gëzon zemrën Jehovait.—Proverbat 27:11.