A ishte Jezui vetëm një njeri i mirë?
Përgjigjja e Biblës
Jezui nuk ishte vetëm një njeri i mirë. Më e pakta që mund të thuhet për të është se dha prova që ishte njeriu më me ndikim në historinë njerëzore. Shiko se çfarë kanë thënë për të këta historianë e shkrimtarë të famshëm:
«Jezui i Nazaretit . . . është pa frikë figura më e rëndësishme e historisë.»—H. Xh. Uellsi, historian anglez.
«[Jezui] ka pasur më shumë ndikim se çdo njeri tjetër mbi tokë, dhe ky ndikim vazhdon të rritet.»—Kenet Skot Latureti, shkrimtar dhe historian amerikan.
Bibla tregon pse Jezui ka pasur ndikim më të madh se çdo njeri tjetër i mirë që ka jetuar ndonjëherë. Kur i pyeti dishepujt më të afërt cili mendonin se ishte ai, njëri prej tyre u përgjigj saktë: «Ti je Krishti, Biri i Perëndisë së gjallë.»—Mateu 16:16.