Kalo te përmbajtja

A mund të më sjellë lehtësim Bibla?

A mund të më sjellë lehtësim Bibla?

Përgjigjja e Biblës

 Po. (Romakëve 15:4) Të shohim disa vargje nga Bibla që u kanë sjellë lehtësim shumë vetave që po përballen me situata të vështira dhe po përjetojnë ndjenja të trazuara.

Në këtë artikull

 Problemet

 Psalmi 23:4: «Ndonëse eci nëpër luginën e territ, nuk kam frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua, o Perëndi.»

 Kuptimi: Kur i lutesh Zotit dhe kërkon drejtim nga Fjala e tij, Bibla, mund t’i përballosh problemet me guxim.

 Filipianëve 4:13: «Për çdo gjë kam forcë falë atij që më jep fuqi.»

 Kuptimi: Perëndia mund të të japë forcë të përballosh çfarëdolloj problemi.

 Vdekja e një njeriu të dashur

 Eklisiastiu 9:5, 10: «Të vdekurit s’dinë asgjë . . . nuk ka as punë, as plan, as njohuri, as mençuri në Varr.»

 Kuptimi: Ata që kanë vdekur, nuk po vuajnë dhe as na bëjnë dot keq. Janë të pavetëdijshëm.

 Veprat 24:15: «Do të ketë një ringjallje të të vdekurve.»(Përkthimi Diodati i Ri i Rishikuar)

 Kuptimi: Zoti mund t’i kthejë sërish në jetë njerëzit tanë të shtrenjtë që kanë vdekur.

 Ndjenjat e tepruara të fajit

 Psalmi 86:5: «Se ti, o Jehova, a je i mirë dhe mezi pret të falësh; me dashuri besnike i mbulon të gjithë ata që të thërrasin për ndihmë.»

 Kuptimi: Zoti i fal ata që pendohen me gjithë zemër për gabimet e së shkuarës dhe që janë të vendosur të mos i përsëritin më.

 Psalmi 103:12: «Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë i ka larguar nga ne fajet tona.»

 Kuptimi: Kur Perëndia fal, i çon aq larg mëkatet tona, sa s’mund ta imagjinojmë. Ai nuk na i përmend mëkatet orë e minutë dhe as i përdor për të na akuzuar ose ndëshkuar.

 Trishtimi

 Psalmi 31:7: «Ti e ke parë sa po vuaj, po, ti m’i njeh brengat e zemrës.»

 Kuptimi: Syve të Zotit nuk u shpëton asnjë nga vuajtjet që heq ti. Ai kupton ndjenjat e tua më të thella, edhe kur të tjerët s’të kuptojnë dot.

 Psalmi 34:18: «Jehovai u rri pranë zemërthyerve dhe i shpëton ata që e kanë shpirtin të dërrmuar.»

 Kuptimi: Zoti premton të të qëndrojë afër kur ndihesh përtokë. Ai mund të të japë forcë të gjesh lehtësim për dhimbjen emocionale.

 Sëmundjet

 Psalmi 41:3: «Jehovai do ta mbështetë në shtratin e lëngatës.»

 Kuptimi: Perëndia të ndihmon ta përballosh më lehtë një sëmundje të rëndë duke të dhënë paqe të brendshme, forcë, qëndrueshmëri dhe mençuri për të marrë vendime të mira.

 Isaia 33:24: «Asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’»

 Kuptimi: Zoti premton se do të vijë një kohë kur të gjithë njerëzit do të gëzojnë shëndet të mirë.

 Stresi dhe ankthi

 Psalmi 94:19: «Kur kisha përbrenda shumë mendime turbulluese, ngushëllimet e tua ma ledhatonin shpirtin.»

 Kuptimi: Nëse i lutemi Perëndisë kur ndihemi të stresuar, ai na ndihmon të ruajmë qetësinë.

 1 Pjetrit 5:7: «Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi të, sepse ai merakoset për ju.»

 Kuptimi: Perëndia nuk është i pandjeshëm ndaj halleve që kalojmë. Ai na fton t’ia shprehim në lutje gjithë shqetësimet tona.

 Luftërat

 Psalmi 46:9: «Luftërat anembanë tokës ai i shuan.»

 Kuptimi: Së shpejti, Mbretëria e Perëndisë do t’u japë fund të gjitha luftërave.

 Psalmi 37:11, 29: «Zemërbutët do të trashëgojnë tokën dhe do t’u kënaqet shpirti me paqen e pafund. . . . Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të.»

 Kuptimi: Njerëzit e mirë do të gëzojnë përgjithmonë paqe në tokë.

 Meraku për të ardhmen

 Jeremia 29:11: «Unë e di mirë ç’mendoj për ju,—thotë Jehovai.—Dua që të keni paqe, dhe jo të këqija. Dua t’ju jap një të ardhme plot shpresë.»

 Kuptimi: Zoti e siguron popullin e tij se e ardhmja e tyre do të jetë pa diskutim e lumtur.

 Zbulesa 21:4: «Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje. Gjërat e mëparshme shkuan.»

 Kuptimi: Zoti premton se do të eliminojë gjithë të këqijat që shohim dhe që përjetojmë sot.

a Jehova është emri i Perëndisë. (Psalmi 83:18) Shih artikullin «Kush është Jehovai?»