Për çfarë mund të lutem?
Përgjigjja e Biblës
Mund të lutesh për çdo gjë që është në harmoni me kërkesat e Perëndisë që gjenden në Bibël. «Çfarëdo që të kërkojmë sipas vullnetit të [Perëndisë], ai na dëgjon.» (1 Gjonit 5:14) A mund të përmendësh shqetësimet personale? Po. Bibla thotë: «[Perëndisë] zbrazja zemrën!».—Psalmi 62:8.
Shembuj se për çfarë të lutesh
Besim te Perëndia.—Luka 17:5.
Frymë të shenjtë, ose forcën vepruese të Perëndisë, që të të ndihmojë të bësh atë që është e drejtë.—Luka 11:13.
Forcë që të përballosh vështirësitë dhe t’u rezistosh tundimeve.—Filipianëve 4:13.
Paqe të brendshme ose qetësi.—Filipianëve 4:6, 7.
Mençuri që të marrësh vendime të mira.—Jakovi 1:5.
Ndihmë për nevojat e përditshme.—Mateu 6:11.
Faljen e mëkateve.—Mateu 6:12.