Kalo te përmbajtja

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Lëkura amortizuese e pomelos

Lëkura amortizuese e pomelos

 Pomelo, që bën pjesë në familjen e qitros, është një frutë e ëmbël dhe kokërrmadhe që rritet në pemë. Por, edhe pse mund të bjerë nga një lartësi prej më shumë se 10 metrash, nuk dëmtohet fare. Si është e mundur?

 Shqyrtoni faktet: Studiuesit kanë zbuluar se shtresa e brendshme me ngjyrë të bardhë e lëkurës së pomelos, përbëhet nga një rrjetë qelizash me hapësira si një sfungjer. Sa më afër frutës, aq më të mëdha janë këto hapësira të mbushura me ajër ose me lëng midis qelizave. Kur pomelo bie në tokë, lëngu vepron si jastëk. Në vend që të çahet, lëkura e saj ngjishet dhe forcohet, duke e përthithur energjinë e goditjes.

 Shkencëtarët po testojnë një lloj materiali metalik amortizues me pore, të cilin e kanë projektuar duke kopjuar këtë veçori të lëkurës së pomelos. Ata besojnë se struktura të tilla mund të përdoren për të dizenjuar kaska për motoçikleta, për të mbrojtur automjetet nga goditjet dhe për të mbrojtur stacionet hapësinore nga përplasjet me meteoritët.

 Si mendoni? A erdhi me evolucion aftësia amortizuese e lëkurës së pomelos? Apo është projektuar?