BIBLIOTEKA WATCHTOWER
Instalo Bibliotekën Watchtower
Ndiq këta hapa për të shkarkuar dhe për të instaluar Bibliotekën Watchtower:
1. Shtyp opsionin Shkarko (Download) në këtë faqe.
2. Zgjidh një gjuhë nga lista, më pas shtyp opsionin Shkarko (Download) për të shkarkuar file me prapashtesën .exe, Biblioteka Watchtower.
3. Kliko dy herë mbi file e shkarkuar, më pas ndiq udhëzimet në ekran për të instaluar Bibliotekën Watchtower.
4. Kur e shkarkon Bibliotekën Watchtower për herë të parë, përmbajtja e bibliotekës nuk do të jetë e disponueshme, ndaj ndiq këta hapa për ta shkarkuar:
a. Hap Bibliotekën Watchtower.
b. Shko te Ndihmë (Help) dhe kliko Kontrollo për përditësime (Check for Updates) për të shkarkuar përmbajtjen e bibliotekës.
Një mënyrë tjetër është duke ndjekur hapat te “Përditëso Bibliotekën Watchtower”, për të shkarkuar dhe për të aktivizuar një paketë përditësimi.