Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW BROADCASTING

Dëgjo audio në pajisjen Amazon Fire TV

Dëgjo audio në pajisjen Amazon Fire TV

Kategoria Audio përmban një sërë albumesh me audio, përfshirë muzikë, drama të incizuara dhe lexime nga Bibla në formë drame.

(Shënim: Pulti yt mund të jetë ndryshe nga ai që paraqitet në figurat këtu.)

Zgjidh Audio nga faqja kryesore për të parë cilat albume audio disponohen. Për të gjetur dhe për të dëgjuar një program audio, ndiq hapat e mëposhtëm:

 Dëgjo një program audio

Secili rresht përfaqëson një album me programe audio. Emri i albumit del mbi rresht.

  • Lart dhe Poshtë: Shko te një album tjetër.

  • Majtas dhe Djathtas: Shfleto programet audio në një album.

Shtyp Select që të hapësh dritaren Detajet e programit audio, për programin e përzgjedhur.

Zgjidh një nga veprimet e mëposhtme:

  • Luaj: Nise programin audio nga fillimi.

  • Luaji të gjitha: Luaj të gjitha programet audio në këtë album, duke nisur me atë që ke hapur. Pasi të luhen të gjitha programet e një albumi, ato do të ndalojnë.

  • Rifillo: Programi audio fillon aty ku e kishe lënë.

Rreshti poshtë Detajet e programit audio tregon audio të tjera të albumit që ke përzgjedhur. Shtyp butonin Poshtë që të hysh në rreshtin e albumit dhe butonin Lart që të kthehesh te Detajet e programit audio.

 Dëgjo një album audio

Përveçse të dëgjosh një nga një programet audio, mund të dëgjosh edhe të gjithë albumin. Shko tek albumi që dëshiron të dëgjosh, pastaj zgjidh një nga opsionet e mëposhtme:

  • Luaji të gjitha: Luaji të gjitha programet audio, duke nisur nga i pari.

  • Pa radhë: Luaji të gjitha programet audio sipas një rendi të rastësishëm.

Pasi të luhen të gjitha programet e një albumi, ato do të ndalojnë.

 Komando audion ndërsa luhet

Ndërsa dëgjon një program në audio, mund ta komandosh atë me pult, si shpjegohet më poshtë:

  • Luaj/​Pauzë: Ndalo audion. Shtyp të njëjtin buton përsëri për të rifilluar audion atje ku ishte ndaluar.

  • Kaloje para: Mbaje butonin të shtypur që ta çosh programin audio përpara më shpejt. Shtyp butoni Luaj për të rifilluar audion.

  • Ktheje pas: Mbaje butonin të shtypur që të kthehesh në fillim të programit audio. Shtyp butoni Luaj për të rifilluar audion.

  • Kthehu prapa: Kthehu prapa tek faqja Audio.