Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW BROADCASTING

Instalo aplikacionin JW Broadcasting në pajisjen Amazon Fire TV

Instalo aplikacionin JW Broadcasting në pajisjen Amazon Fire TV

Për të parë JW Broadcasting në pajisjen tënde Amazon Fire TV, në fillim duhet ta konfigurosh pajisjen Fire TV dhe të instalosh aplikacionin JW Broadcasting. Për ta bërë këtë, ndiq hapat e mëposhtëm:

 Konfiguro pajisjen Amazon Fire TV

Pajisja Amazon Fire TV duhet të ketë udhëzime për ta vënë në punë dhe për ta lidhur me Internetin. Pasi pajisja Amazon Fire TV të jetë lidhur me sukses, përfundoje instalimin duke ndjekur udhëzimet që shfaqen në ekran. Mund të kërkohet emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi për llogarinë tënde në Amazon që të regjistrosh pajisjen Amazon Fire TV.

Shënim: Që ta instalosh, duhet të jesh i lidhur me Internetin në kompjuter a pajisje portative.

Për më shumë informacion, shih videon që demonstron konfigurimin e Amazon Fire TV.

 Instalo JW Broadcasting në Amazon Fire TV

Hyr në faqen kryesore të Amazon Fire TV dhe instalo JW Broadcasting duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

  • Shtyp Lart ose Poshtë në pult derisa të selektohet opsioni Search.

  • Shtyp Select.

Opsioni SearchFire TV mund të përdoret për të gjetur filma, seriale televizive, aktorë, regjisorë, aplikacione, lojëra dhe kanale që lidhen me atë që të intereson. Kërko për JW Broadcasting në Enter Apps & Games. Shkruaj jw broadcasting.

Kur JW Broadcasting shfaqet në listën e rezultateve të kërkimit, shtyp shigjetën Poshtë që të përzgjedhësh JW Broadcasting, pastaj shtyp Select. Shtyp shigjetën Djathtas derisa të kesh përzgjedhur aplikacionin, pastaj shtyp Select. Shtyp butonin Get për të shkarkuar aplikacionin në pajisjen Amazon Fire TV. Pasi e ke shkarkuar aplikacionin, butoni Get ndryshon në Open.

Për të parë JW Broadcasting, shtyp Open ose kthehu te faqja kryesore e Amazon Fire TV dhe gjej JW Broadcasting nën kategorinë Apps. Kërko në kategorinë Your Apps Library.