Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW BROADCASTING

Kërko materiale audio dhe video në Amazon Fire TV

Kërko materiale audio dhe video në Amazon Fire TV

Gjej materiale në JW Broadcasting duke përdorur veçorinë Kërko.

Shko te pjesa Kërko në faqen kryesore dhe prek butonin Përzgjidh për të shfaqur kutinë Kërko. Pastaj prek përsëri Përzgjidh për të filluar kërkimin.

Në kutinë Kërko, shkruaj fjalë që përputhen me atë që po kërkon duke selektuar shkronja të veçanta dhe prek te Përzgjidh. Për shembull, shkruaj pjesë të titullit ose emrin e oratorit apo të ngjarjes. Ndërsa vepron kështu, do të shfaqen materiale që përputhen me kërkimin. Përdor telekomandën për të lundruar në këto materiale duke shtypur butonat Lart, Poshtë, Majtas, Djathtas. Selekto pamjen ose titullin e materialit që po kërkoje duke shtypur Përzgjidh.

Për të kërkuar një shprehje fiks siç gjendet në titullin e materialit, shkruaje shprehjen brenda thonjëzave dyshe.

Rezultatet e kërkimit përmbajnë si materiale audio, po ashtu edhe video. Për të ngushtuar rezultatet, zgjidh butonin Video që të shfaqen vetëm videot, ose butonin Audio që të shfaqen vetëm programet audio.

Në fillim shfaqen 24 materiale që përputhen me atë që ke shkruar. Tregohet edhe numri total i rezultateve (për shembull, «Rezultati 24 nga 28»).

Nëse materiali që po kërkon nuk shfaqet, shkruaj fjalë më specifike. Për shembull, nëse po kërkon një program mujor të caktuar dhe si term kërkimi ke shkruar «broadcast», shto muajin, vitin, emrin e vëllait që drejton programin, ose temën kryesore që trajtohet atë muaj.