Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW BROADCASTING

Shiko video në Amazon Fire TV

Shiko video në Amazon Fire TV

Mund të shikosh të gjitha videot me kontroll të plotë (mund t’i ndalosh, t’i kalosh përpara apo t’i kapërcesh). Shiko një video të vetme ose të gjitha videot në një kategori ose koleksion.

(Shënim: Pulti yt Siri mund të jetë ndryshe nga ai që paraqitet këtu.)

 Gjej dhe shiko një video

Zgjidh Kategoritë e videove në faqen kryesore që të shikosh kategoritë e videove që disponohen. Duke përdorur pultin Amazon Fire TV mund të shikosh kategoritë e videove. Shtyp butonin Select për të zgjedhur kategorinë e preferuar.

Disa video mund të gjenden në më shumë se një kategori. Për shembull, videoja Kthimi i djalit plëngprishës mund të gjendet në kategoritë Filma, Familjet dhe Adoleshentët.

Zgjidh opsionin Pa radhë, që të luash të gjitha videot në një kategori pa radhë.

Çdo kategori ka disa koleksione. Çdo rresht përfaqëson një koleksion videosh. Emri i koleksionit shfaqet mbi rreshtin.

Përdor pultin që të shikosh koleksionet:

  • Lart dhe Poshtë: Kalo te një koleksion tjetër.

  • Majtas dhe Djathtas: Shiko videot brenda një koleksioni.

Ka dy mënyra për të parë videot në një koleksion.

  • Zgjidh opsionin Luaji të gjitha, që të luash të gjitha videot e një koleksioni, duke nisur nga e para.

  • Zgjidh opsionin Pa radhë, që të luash të gjitha videot në një koleksion pa radhë.

Shënim: Pasi të luhen të gjitha videot e një koleksioni, ato do të ndalojnë.

Zgjidh një video që të shohësh Detajet e videos. Zgjidh një nga veprimet e mëposhtme:

  • Luaj: Nise videon nga fillimi.

  • Luaj të gjitha në këtë koleksion: Luaj të gjitha videot në këtë koleksion, duke nisur me videon që ke zgjedhur. Pasi të luhen të gjitha videot e një koleksioni, ato do të ndalojnë.

  • Rifillo: Vazhdo videon aty ku e kishe lënë më përpara.

Rreshti poshtë Detajeve të videos tregon video të tjera të koleksionit që ke përzgjedhur. Shtyp butonin Poshtë që të hapësh rreshtin e koleksionit dhe butonin Lart që të kthehesh te Detajet e videos.

 Kontrollo videon ndërsa shfaqet

Kur luan një video, mund ta kontrollosh duke përdorur pultin Amazon Fire TV si tregohet më poshtë:

  • Luaj/​Pauzë: Ndalo videon. Shtyp përsëri butonin për të rifilluar videon atje ku e ndalove.

  • Kaloje përpara ose Djathtas: Ec më shpejt në video. Kur treguesi në shiritin e videos të arrijë pikën që dëshiron të shikosh, shtyp butoni Luaj.

  • Ktheje pas ose Majtas: Kthehu drejt fillimit të videos. Kur treguesi në shiritin e videos të arrijë pikën që dëshiron të shikosh, shtyp butonin Luaj.

  • Kthehu mbrapa: Kthehu te Detajet e videos.

 Shiko Video të përzgjedhura ose Videot më të reja

Në faqen kryesore të JW Broadcasting renditen dy koleksione të veçanta:

  1. Të përzgjedhura: Video me interes të veçantë, si për shembull, video të përzgjedhura që lidhen me mbledhjet tona javore ose adhurimin familjar.

  2. Të reja: Videot që janë shtuar së fundi.