JW BROADCASTING
Pyetje që bëhen shpesh—JW Broadcasting (Apple TV)
Ndoshta nuk po kërkon me termat e duhur. (Shih udhëzuesin Instalo aplikacionin JW Broadcasting në Apple TV.) Një arsye tjetër mund të jetë që pajisja jote nuk e suporton dot JW Broadcasting. Ky aplikacion përshtatet me pajisje Apple TV (4th generation).
JW Broadcasting përshtatet me Apple TV (gjenerata 4 ose më të ri).
Nëse ke një kompjuter Apple ose smartphone dhe një Apple TV më të vjetër, mund të përdorësh AirPlay për të parë video në TV.
Kontrollo listën e gjuhëve që disponohen për Apple TV. Për të ndërruar gjuhën, shko te Settings në faqen kryesore dhe përdor opsionin Select a Language.
Aplikacioni JW Broadcasting mund të shkarkohet dhe të përdoret pa pagesë.
Herën e parë që hyn me identifikim në Apple Store (iTunes Store, App Store ose iBooks Store) duke përdorur Apple ID, kërkohet një metodë pagese ngaqë jo të gjitha materialet disponohen falas.
Nëse nuk ke dëshirë të shtosh të dhënat për pagesë në llogarinë Apple ID, ndiq hapat në kategorinë e ndihmës online që ofron Apple.
Mund të të ndihmojë një shok që e njeh mirë Apple TV ose JW Broadcasting. Nëse pyetja jote ka të bëjë me pajisjen ose llogarinë tënde në Apple TV, vizito ndihmën online që ofron Apple. Nëse ke probleme me aplikacionin JW Broadcasting, të lutemi kontakto zyrën e degës të Dëshmitarëve të Jehovait më afër teje.