Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW BROADCASTING

Dëgjo materiale audio në pajisjen Roku

Dëgjo materiale audio në pajisjen Roku

Kategoria Audio përmban një sërë koleksionesh me materiale audio, duke përfshirë muzikë, drama të incizuara dhe lexime nga Bibla në formë drame.

(Shënim: Pulti yt Roku mund të jetë ndryshe nga ai që paraqitet në figurat këtu.)

Zgjidh kategorinë Audio nga faqja kryesore për të parë cilat koleksione disponohen. Për të gjetur dhe për të dëgjuar një program audio, ndiq hapat e mëposhtëm:

 Dëgjo një program audio

Secili rresht ka një koleksion me programe audio. Emri i koleksionit shfaqet mbi rresht.

  • Rrëshqit Lart ose Poshtë në hapësirën me prekje që të shkosh te një koleksion tjetër.

  • Rrëshqit Majtas dhe Djathtas në hapësirën me prekje që të përzgjedhësh programet audio të një koleksioni. Imazhi për programin e selektuar shfaqet pak më i madh se të tjerët.

● Kliko mbi hapësirën me prekje për të konfirmuar programin e selektuar dhe për të hapur dritaren Detajet e programit audio.

Zgjidh një nga veprimet e mëposhtme:

  • Rifillo: Vazhdo programin audio aty ku e kishe lënë më përpara.

  • Luaj: Nise programin audio nga fillimi.

  • Luaj të gjitha: Luaj të gjitha programet audio në këtë koleksion, duke nisur nga ai që shfaqet në ekran. Audio do të ndalojë pasi të luhen të gjitha programet e një koleksioni.

Rreshti poshtë Detajeve të programit audio tregon programet të tjera që gjenden në këtë koleksion. Rrëshqit Poshtë që të hapësh rreshtin e koleksionit ose rrëshqit Lart që të kthehesh te Detajet e programit.

 Dëgjo një koleksion me audio

Përveçse t’i dëgjosh një nga një programet audio, mund edhe t’i dëgjosh të gjitha si koleksion. Te kategoria Audio, përzgjidh koleksionin audio që dëshiron të dëgjosh dhe më pas kliko një nga opsionet e mëposhtme:

  • Luaj të gjitha: Luaji të gjitha programet audio të koleksionit, duke nisur nga i pari.

  • Pa radhë: Luaji të gjitha programet audio të koleksionit sipas një rendi të rastësishëm.

Audio do të ndalojnë pasi të luhen të gjitha programet e një koleksioni.

 Kontrollo audion ndërsa luhet

Teksa dëgjon një program, mund ta kontrollosh audion me pultin siç shpjegohet më poshtë:

  • Luaj/​Pauzë ose OK: Ndalo audion. Shtyp të njëjtin buton përsëri për të rifilluar.

  • Kaloje para: Ec disa sekonda para. Mbaje butonin të shtypur që ta çosh programin audio përpara më shpejt. Lëshoje butonin që të fillojë të luhet programi audio.

  • Kaloje pas: Kthehu disa sekonda pas. Mbaje butonin të shtypur që ta çosh programin audio pas më shpejt. Lëshoje butonin që të fillojë të luhet programi audio.

  • Kthehu mbrapa: Kthehu te faqja Audio.