Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW BROADCASTING

Instalo aplikacionin JW Broadcasting në pajisjen tënde Roku

Instalo aplikacionin JW Broadcasting në pajisjen tënde Roku

Për të parë JW Broadcasting në pajisjen tënde Roku, në fillim të duhet të përgatitësh pajisjen tënde Roku dhe të instalosh programin (software) JW Broadcasting. Këta hapa do të të ndihmojnë si fillim:

 Përgatit pajisjen tënde Roku

Pajisja jote Roku duhet të ketë udhëzime për të të ndihmuar se si ta vësh në punë dhe ta lidhësh me Internetin. Pasi pajisja jote Roku të jetë lidhur me sukses, përfundoje instalimin duke ndjekur udhëzimet dhe drejtimet që të jepen.

Shënim: Për të bërë këtë instalim do të jetë e nevojshme që të jesh i lidhur me Internetin në një kompjuter a një pajisje portative.

Gjatë procesit të instalimit do të të kërkohet që të lidhësh pajisjen tënde Roku. Për të bërë këtë, vizito faqen www.roku.com/link dhe vendos kodin që të shfaqet në ekranin e televizorit. Më pas për t’u regjistruar te Roku ndiq udhëzimet në kompjuterin ose në pajisjen tënde portative.

Pasi pajisja jote Roku të krijojë me sukses një lidhje me emrin tënd të regjistruar, ekrani i televizorit do të përditësohet.

Për më shumë informacion për instalimin e pajisjes sate Roku shih pjesën Support në sitin e Rokut

 Instalo JW Broadcasting nga një kompjuter

Pajisja Roku përdor programe (software) që hapin video (ose ‘kanale’). Për të parë videot që dëshiron, duhet të shtosh kanalet ku ndodhen ato video. Një mënyrë për të shtuar një kanal është duke përdorur kompjuterin tënd.

  • Hap faqen JW BroadcastingRoku Channel Store në Internet.

  • Hyr me identifikim duke përdorur regjistrimin tënd te Roku, nëse nuk ke hyrë akoma.

  • Kliko butonin Add Channel. Pasi kanali shtohet me sukses, butoni jeshil Add Channel zëvendësohet me fjalën Installed.

Kur shton një kanal nga Interneti ai nuk instalohet automatikisht në pajisjen tënde Roku; thjesht shtohet në radhën e kanaleve për tu instaluar. Tani, kanalin e shtuar së fundmi, të duhet ta instalosh në pajisjen tënde Roku.

  • Shtyp butonin Home nga pulti i komandimit të pajisjes tënde Roku.

  • Duke përdorur shigjetat Lartë ose Poshtë, shko te Settings.

  • Shtyp OK.

  • Në faqen Settings, lëviz lart ose poshtë derisa të zgjedhësh System Update, pastaj shtyp OK. Hapet faqja System Update. Check Now duhet të jetë i theksuar në krahun e djathtë të ekranit.

  • Shtyp OK.

Pajisja Roku tani kontrollon për kanalin që ti shtove në listë dhe e instalon atë.

  • Kthehu prapa në faqen kryesore të Rokut dhe nga menuja kryesore zgjidh My Channels. Atje do të shfaqet një listë me të gjitha kanalet që ke instaluar në pajisjen tënde Roku, duke përfshirë edhe JW Broadcasting.

  • Shko tek logoja jw.org dhe shtyp OK për të hapur JW Broadcasting.

 Instalo JW Broadcasting nga një pajisje Roku

Është e mundur gjithashtu që të instalosh JW Broadcasting drejtpërdrejt nga pajisja jote Roku.

  • Shko tek faqja kryesore e Rokut.

  • Duke përdorur shigjetat Lartë ose Poshtë në pultin e komandimit të pajisjes tënde Roku, kaloji zërat e menusë kryesore derisa të zgjedhësh Search.

  • Shtyp OK.

Faqja Search në Roku mund të përdoret për të gjetur filma, shfaqje televizive, aktorë, regjisorë, lojëra dhe kanale që përputhen me atë që kërkon. JW Broadcasting është një kanal, prandaj kërko për një rezultat kërkimi që ka simbolin Channel në krah. Për të gjetur JW Broadcasting shkruaj një nga fjalët kyçe të mëposhtme:

  • jw broadcasting

  • jw.org

  • jwtv

  • Jehovah

  • Kur JW Broadcasting shfaqet në listën e rezultateve të kërkimit, shtyp shigjetën Djathtas derisa të kesh theksuar emrin e kanalit, pastaj shtyp OK. Tani duhet të jetë theksuar opsioni Add channel.

  • Shtyp OK përsëri për të instaluar JW Broadcasting.

Për të parë JW Broadcasting, zgjidh Go to channel, ose kthehu prapa tek faqja kryesore e Rokut dhe gjej JW Broadcasting nën zërin My Channels.