Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW BROADCASTING

Kërko materiale audio dhe video në Roku

Kërko materiale audio dhe video në Roku

Gjej materiale në JW Broadcasting duke përdorur opsionin Kërko.

Shko tek opsioni Kërko në faqen kryesore dhe shtyp butonin OK për të shfaqur kutinë Kërko.

Në hapësirën Kërko, shkruaj fjalë që përputhen me atë që kërkon duke përdorur tastierën që shfaqet në ekran. Për shembull, shkruaj pjesë të titullit ose emrin e personazhit kryesor apo të pjesës kryesore të programit. Pastaj do të shfaqen materialet që përputhen me kërkimin. Përdor pultin për të lundruar në këto materiale duke shtypur butonat Lart, Poshtë, Majtas, Djathtas. Selekto pamjen ose titullin e materialit që po kërkoje dhe shtyp butonin OK.

Për të kërkuar një shprehje fiks siç gjendet në titullin e programit, shkruaje shprehjen brenda thonjëzave dyshe.

Rezultatet e kërkimit përmbajnë si materiale audio, edhe video. Për të ngushtuar rezultatet, zgjidh butonin Video që të shfaqen vetëm videot, ose butonin Audio që të shfaqen vetëm materialet audio.

Në fillim shfaqen 24 materialet e para që përputhen me fjalët që ke shkruar. Tregohet edhe numri total i rezultateve (për shembull, «Rezultati 24 nga 28».

Nëse materiali që po kërkon nuk shfaqet, shkruaj fjalë më specifike. Për shembull, nëse dëshiron të gjesh një program mujor të caktuar dhe po kërkon me fjalën «broadcast», shto muajin, vitin, emrin e vëllait që drejton programin ose temën kryesore që është trajtuar atë muaj.