Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW BROADCASTING

Pyetje që bëhen shpesh​—JW Broadcasting (Roku)

Pyetje që bëhen shpesh​—JW Broadcasting (Roku)

Ndoshta nuk po kërkon për termat e duhur. Shih udhëzuesin Si instalohet JW Broadcasting. Një arsye tjetër mund të jetë që pajisja jote nuk përshtatet në këtë moment. JW Broadcasting punon te pajisjet Roku LT, Roku 1, Roku 2, Roku 3, dhe Roku Streaming Stick.

 

Shiko listën e gjuhëve që disponohen për Roku. Për të ndërruar gjuhën shko te Settings në faqen kryesore dhe përdor opsionin Zgjidh gjuhën.

 

Aplikacioni JW Broadcasting mund të shkarkohet dhe të përdoret pa pagesë.

 

Roku kërkon një kartë krediti të vlefshme kur krijon një regjistrim sepse Roku Channel Store ka edhe materiale me pagesë. Ti do të paguash vetëm kur zgjedh të bësh një blerje. Për më shumë informacion, vizito hapësirën e ndihmës te faqja e kompanisë Roku.

 

Opsioni Luaj me titra është përkohësisht i padisponueshëm për disa nga videot që kanë dalë kohëve të fundit në kanalin JW Broadcasting për Roku. Mund të kalojnë disa muaj para se të disponohen sërish. Ndërkohë, nëse ju duhen titrat, mund t’i shihni videot në një kompjuter ose në një pajisje portative në adresën tv.pr418.com. Që të aktivizosh titrat, kliko butonin Shfaq titrat tek opsioni Parametrat.

 

Një mik që e njeh mirë pajisjen Roku ose JW Broadcasting mund të jetë në gjendje për të të ndihmuar. Nëse pyetja jote ka të bëjë me regjistrimin apo pajisjen tënde Roku, vizito ndihmën online që ofron Roku. Nëse ke probleme me aplikacionin JW Broadcasting, kontakto zyrën e degës të Dëshmitarëve të Jehovait më afër teje.