JW LIBRARY SIGN LANGUAGE
Si të përdorësh listat e videove
Përdor listat e videove që të gruposh videot që të duhen për mbledhjet, për studimin personal ose për shërbimin.
Shto video në një listë
Hap një video dhe shko tek ikona Shto në listën e videove.
Zgjidh segmentin që do të shtosh. Një segment është një pjesë e shkëputur nga një video, si për shembull, një varg nga Bibla.
Prek ikonën Përfundo.
Zgjidh një nga listat që ke tashmë, ose prek butonin Krijo një listë videosh dhe emërto listën e re.
SHËNIM: Që të shtosh një video të plotë në një listë, prek ikonën Të tjera dhe më pas shko te Shto në listën e videove.
Shkurto një video
Përdor opsionin Shkurto për të marrë vetëm një pjesë nga një video që ke në listë. Kur të luash të gjitha videot në listë, nga kjo video do të luhet vetëm pjesa që ke shkurtuar.
Hap një video nga një listë.
Prek ikonën Shkurto.
Lëviz skajet e videos nga e majta dhe nga e djathta për të shkurtuar videon.
Prek ikonën Luaj që të shohësh segmentin e prerë.
Prek ikonën Përfundo që të ruash ndryshimet.
SHËNIM: Videot e shkurtuara kanë një shirit portokalli poshtë.
Personalizo një listë
Riemërto
Që të riemërtosh një listë, prek ikonën Riemërto.
Që të riemërtosh një video në një listë, prek ikonën Të tjera mbi video, pastaj shko te Riemërto. Ndryshimi i emërtimit të videos vlen vetëm për këtë listë.
Ndrysho renditjen
Prek mbi video dhe mbaje shtypur, që ta çosh më lart ose më poshtë.
Ndaj nga grupi
Nëse ke shtuar njëri pas tjetrit disa segmente të së njëjtës video (për shembull, vargje të njëpasnjëshme të të njëjtit kapitull të Biblës), ato grupohen së bashku si një video e vetme. Që t’i ndash segmentet nga njëri-tjetri, shko tek ikona Të tjera dhe zgjidh Ndaj nga grupi.
Veprime automatike
Mund të zgjedhësh veprime automatike për secilën video në një listë. Kur luan një video që ke në një listë, veprimi automatik do të përcaktojë çfarë do të ndodhë pasi ajo të përfundojë:
Vazhdo: Luaj videon tjetër.
Ndalo: Kthehu te lista.
Pauzë: Ndalo në përfundim të videos.
Përsërit: Luaj videon sërish.