Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LIBRARY

Vendosni dhe përdorni opsionin bookmarks​—Android

Vendosni dhe përdorni opsionin bookmarks​—Android

Veçoria bookmark e JW Library lejon të vësh një shenjë në çdo botim, tamam siç do të bëje me një shënjues në botimin e shtypur. Çdo botim në JW Library ka dhjetë bookmarks.

Ndiq këto udhëzime për të përdorur bookmarks:

 Si të vendosësh një bookmark të ri

Mund të vësh një shenjë në një artikull, kapitull, paragraf ose në një varg specifik nga Bibla.

Për të vënë një shenjë në një artikull ose kapitull, prek butonin Bookmark. Pastaj hapet një listë që tregon bookmarks për atë botim. Prek te një bookmark i lirë për të vënë një shenjë tek ai artikull ose kapitull.

Për të vënë një shenjë te një paragraf ose varg biblik, së pari prek tekstin dhe pastaj prek butonin Bookmark te menuja.

 Si të shkosh te një bookmark

Që të shkosh te një bookmark, hap botimin që ka një shenjë dhe pastaj prek te butoni Bookmark. Prek te bookmark që dëshiron të shohësh.

 Si të përdorësh bookmarks

Një bookmark që ke vendosur mund ta fshish ose ta zëvendësosh.

Për ta fshirë një bookmark, prek butonin Bookmark, pastaj prek butonin me 3 pika në të njëjtin rresht me bookmark që dëshiron të fshish. Prek te Delete.

Që ta zëvendësosh një bookmark, prek butonin Bookmark, pastaj prek butonin me 3 pika në të njëjtin rresht me bookmark që dëshiron të zëvendësosh. Prek te Replace. Bookmark që fshive është zëvendësuar me një bookmark të ri. Kjo mund të jetë e dobishme që të gjesh kollaj vendin ku ke lënë leximin në një botim. Për shembull, mund të vësh një shenjë aty ku ke lënë leximin e përditshëm të Biblës.

Këto veçori dolën në maj të 2014-s me JW Library 1.2, që instalohet në sistemin Android 2.3 ose në një më të ri. Nëse nuk i gjen këto veçori, të lutemi ndiq udhëzimet te «Fillo të përdorësh JW Library​—Android», poshtë pjesës Get the Latest Features.