Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LIBRARY

Përdor opsionin customize gjatë leximit​—Android

Përdor opsionin customize gjatë leximit​—Android

Për ta bërë më të këndshëm leximin tuaj në JW Library janë vënë një sërë veçorish. Këto funksione gjenden te shiriti i lundrimit në krye të ekranit kur lexon një kapitull ose artikull.

Mund të duhet të prekësh butonin me 3 pika për të shkuar në funksione të tjera të shiritit të lundrimit.

Ndiq këto udhëzime për të mësuar si përdoret opsioni customize gjatë leximit tuaj:

 Si të ndryshosh gjuhën

Mund të ndryshosh gjuhën e kapitullit ose të artikullit që po lexon.

  • Prek butonin Languages për të parë të gjitha gjuhët që e kanë faqen që po lexon. Gjuhët që përdor më shpesh janë në krye të listës. Gjithashtu mund të kërkosh gjuhën duke i shkruar emrin.

  • Gjuhët që nuk i ke shkarkuar akoma tregohen me një ikonë në formë reje. Prek te një gjuhë që të shkarkosh botimin. Pasi botimi shkarkohet në pajisjen tënde, ikona në formë reje zhduket. Prek përsëri te gjuha për ta lexuar botimin.

 Si të ndryshosh shkrimin

Mund ta ndryshosh shkrimin në atë madhësi që ta bën të rehatshëm leximin.

Prek butonin Text Settings pastaj lëviz shinën për ta zvogëluar ose zmadhuar tekstin. Këtë madhësi shkrimi do ta kesh për të gjitha botimet në aplikacion.

 Si të zgjedhësh paraqitjen e materialit

Disa artikuj mund të paraqiten me imazhe ose vetëm me tekst. Prek butonin përkatës për të zgjedhur mes dy paraqitjeve.

  • Paraqitja me imazhe: Paraqitja me imazhe e tregon faqen ashtu siç duket e shtypur. Disa mund të preferojnë këtë paraqitje te botime të tilla si, libri i këngëve, ku imazhi tregon notat muzikore.

  • Paraqitja me tekst: Paraqitja me tekst i tregon citimet biblike si linqe që mund të hapen dhe të lexohen me madhësinë e tekstit që ke zgjedhur.

 Si të përdorësh opsionin open in . . .

Opsioni Open in . . . të lejon të shohësh atë që po lexon nga JW Library në një aplikacion tjetër.

Prek butonin Open in . . . për të parë listën e opsioneve që ofrohen. Për shembull, mund të prekësh butonin Open in Online Library për ta hapur në Watchtower ONLINE LIBRARY faqen që tashmë po lexoje.

 Si të përdorësh opsionin customize për të kërkuar Biblat

Kur prek te një citim biblik në një botim, shfaqen vargjet. Prek butonin Customize poshtë vargjeve për të zgjedhur se cilën nga Biblat e shkarkuara dëshiron të përfshish në listë.

Prek butonat «+» ose «-» për të përfshirë ose jo përkthimet. Tërhiq Biblat lart e poshtë për të riorganizuar listën.

Shih «Shkarko dhe përdor Biblat​—Android» për të mësuar si mund të shtosh Bibla në JW Library.

Këto veçori dolën në shkurt të 2015-s me JW Library 1.4, që instalohet në sistemin Android 2.3 ose në një më të ri. Nëse nuk i gjen këto veçori, të lutemi ndiq udhëzimet te «Fillo të përdorësh JW Library​—Android», poshtë pjesës Get the Latest Features.