JW LIBRARY
Përdorni opsionin history—Android
JW Library ruan historikun e artikujve dhe të kapitujve të Biblës që lexon. Kjo mund të jetë e dobishme, për shembull, kur dëshiron të shohësh një shkrim që e kishe hapur më parë.
Ndiq këto udhëzime për të përdorur opsionin history:
Si të shkosh te history
Prek butonin History për të parë listën e shkrimeve dhe të artikujve që ke lexuar së fundmi. Prek te një shkrim ose te një artikull në listën e historikut për ta parë përsëri.
Si të fshish listën në history
Prek butonin History për të hapur listën e historikut. Prek butonin Clear për ta fshirë listën.
Këto veçori dolën në maj të 2016-s me JW Library 1.2, që instalohet në sistemin Android 2.3 ose në një më të ri. Nëse nuk i gjen këto veçori, të lutemi ndiq udhëzimet te «Fillo të përdorësh JW Library—Android», poshtë pjesës Get the Latest Features.