Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LIBRARY

Nënvizimi i tekstit​—Android

Nënvizimi i tekstit​—Android

Ndërsa lexon dhe studion botimet në JW Library, mund të nënvizosh fjalë a shprehje.

Ndiq udhëzimet vijuese për të nënvizuar tekstin:

 Si të shtosh një nënvizim të ri

Ka dy mënyra si të nënvizosh një pjesë teksti.

Prek mbi një fjalë dhe mbaje për pak që ta selektosh. Mund ta zmadhosh ose ta zvogëlosh selektimin. Në menunë që shfaqet, prek butonin Highlight, pastaj zgjidh një ngjyrë për të nënvizuar tekstin.

Që të nënvizosh një fjalë a një shprehje me një lëvizje, preke, mbaje dhe pastaj tërhiqe. Ndërsa e tërheq, teksti nënvizohet. Kur ke mbaruar, menjëherë shfaqet menuja. Mund ta përdorësh këtë menu për të ndryshuar ngjyrën e nënvizimit ose për ta fshirë.

 Si të ndryshosh një nënvizim

Për të ndryshuar ngjyrën e një nënvizimi, prek tekstin e nënvizuar dhe pastaj zgjidh një ngjyrë tjetër. Për të fshirë një nënvizim, prek tekstin e nënvizuar dhe pastaj butonin Delete.

Këto veçori dolën në nëntor të 2015-s me JW Library 1.6, që instalohet në sistemin Android 4.0 ose në një më të ri. Nëse nuk i gjen këto veçori, të lutemi ndiq udhëzimet te «Fillo të përdorësh JW Library​—Android», poshtë pjesës Get the Latest Features.