Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LIBRARY

Fillo të përdorësh JW Library​—Android

Fillo të përdorësh JW Library​—Android

Mirëseerdhët në JW Library. Ky aplikacion është krijuar për të lexuar dhe për të studiuar Biblën. Mund të hysh në veçoritë kryesore të aplikacionit nëpërmjet panelit të lundrimit. Për të hapur këtë panel, rrëshqit gishtin në të majtë të ekranit ose prek butonin Menu në qoshen lart, majtas.

 Bible

Opsioni Bible lejon që të lexosh dhe të instalosh përkthime të Biblës. Prek te një libër i Biblës, pastaj te numri i një kapitulli që të fillosh leximin. Teksa lexon, mund të shohësh shënimet, referimet dhe përkthime të tjera në panelin e studimit.

Që të kërkosh një shkrim tjetër, hap panelin e lundrimit dhe prek përsëri te Bible që të rikthehesh te lista e librave të Biblës.

 Publications

Opsioni Publications lejon të shikosh botimet në formë teksti, audio dhe video. Prek te një botim dhe pastaj te artikulli që të fillosh leximin. Ndërsa lexon, mund të kërkosh gjithashtu shkrimet e përmendura. Prek te një shkrim i Biblës për të parë vargun në panelin e studimit. Prek te një link i panelit të studimit që të shkosh te vargu në Bibël.

Për të shkuar te një botim tjetër, hap panelin e lundrimit dhe prek përsëri te Publications që të rikthehesh te lista e botimeve.

 Daily Text

Hap panelin e lundrimit dhe prek te Daily Text që të shohësh shkrimin e ditës.

 Online

Kategoria Online në panelin e lundrimit ka disa linqe të siteve tona zyrtare.

 Get the Latest Features

Sigurohu që të kesh veçoritë e fundit të aplikacionit JW Library duke e mbajtur të përditësuar pajisjen.

Është mirë të kesh versionin e fundit të Android që disponohet për pajisjen tënde. Shih linkun e mëposhtëm për më shumë informacion: https://support.google.com/nexus/answer/4457705.

Që ta kesh më të lehtë, mund të aktivizosh përditësimin automatik të aplikacionit tek opsioni settings në pajisjen tuaj. Shih linkun e mëposhtëm për më shumë informacion: https://support.google.com/googleplay/answer/113412.