JW LIBRARY
Vendosni dhe përdorni opsionin bookmarks—iOS
Veçoria bookmark e JW Library lejon të vësh një shenjë në çdo botim, tamam siç do të bëje me një shënjues në botimin e shtypur. Çdo botim në JW Library ka 10 bookmarks.
Ndiq këto udhëzime për të përdorur bookmarks:
Si të vendosësh një bookmark të ri
Mund të vësh një shenjë në një artikull, kapitull, paragraf ose në një varg specifik nga Bibla.
Për të vënë një shenjë në një artikull ose kapitull, prek butonin Bookmark. Pastaj hapet një listë që tregon bookmarks për atë botim. Prek te një bookmark i lirë për të vënë një shenjë tek ai artikull ose kapitull.
Për të vënë një shenjë te një paragraf ose varg biblik, së pari prek tekstin dhe pastaj prek butonin Bookmark te menuja.
Si të shkosh te një bookmark
Që të shkosh te një bookmark, hap botimin ku ke vënë shënjues dhe pastaj prek te butoni Bookmark. Prek te bookmark që dëshiron të shohësh.
Si t’i përdorësh bookmarks
Edhe mund ta fshish ose ta zëvendësosh një bookmark që ke vendosur.
Për ta fshirë një bookmark, prek butonin Bookmark, pastaj rrëshqit gishtin majtas te bookmark që dëshiron të fshish. Prek te butoni Delete.
Që ta zëvendësosh një bookmark, prek butonin Bookmark, pastaj rrëshqit gishtin majtas te bookmark që dëshiron të zëvendësosh. Prek te butoni Replace. Ky bookmark zëvendësohet me një bookmark të ri. Kjo mund të jetë e dobishme që të gjesh kollaj vendin ku ke lënë leximin në një botim. Për shembull, mund të vësh një shenjë aty ku ke lënë leximin e përditshëm të Biblës.
Këto veçori dolën në maj të 2014-s me JW Library 1.2, që mund të instalohet në sistemin iOS 6.0 ose në një më të ri. Nëse nuk i gjen këto veçori, të lutemi ndiq udhëzimet te «Fillo të përdorësh JW Library—iOS», poshtë pjesës Get the Latest Features.