JW LIBRARY
Shkarko dhe përdor botimet—iOS
Në JW Library ka qindra libra, broshura, fletushka dhe video që mund t’i lexosh dhe t’i shohësh kur je offline.
Ndiq këto udhëzime për të shkarkuar dhe për të përdorur botimet:
Si të shkarkosh një botim
Mund të shkarkosh çdo botim që dëshiron për të lexuar ose për të studiuar kur je offline.
Prek te Publications për të parë listën e botimeve.
Prek butonin Languages që të dalë lista e të gjitha gjuhëve që kanë botime në dispozicion. Zgjidh gjuhën që dëshiron. Gjuhët që përdor më shpesh qëndrojnë në krye të listës. Gjithashtu mund të kërkosh gjuhën duke shkruar emrin e saj.
Ka disa mënyra për të gjetur botimet në JW Library.
Opsioni By Type i tregon botimet në gjuhën që po lundron, të grupuara sipas kategorive, si për shembull, libra, fletushka ose video. Disa kategori, po t’i prekësh, mund të kenë opsione të tjera zgjedhjeje, si për shembull vitet te Watchtower (Kulla e Rojës) ose klasifikimet te Videos. Prek tek All Types që të kthehesh te lista e botimeve.
Opsioni What’s New tregon botimet që janë publikuar së fundmi në gjuhën që po lundron.
Botimet që nuk janë shkarkuar akoma tregohen me një ikonë në formë reje. Prek te një botim që ta shkarkosh. Pasi botimi shkarkohet në pajisjen tënde, ikona në formë reje zhduket. Prek përsëri te botimi për ta lexuar.
Opsioni Downloaded tregon të gjitha botimet që ke shkarkuar në çfarëdo gjuhe. Mund ta gruposh këtë listë sipas Title (titullit), Frequently Used (botime të përdorura shpesh), Rarely Used (botime të përdorura rrallë) ose Largest Size (botime që zënë shumë hapësirë).
Si të fshish një botim
Mund ta fshish një botim nëse nuk të duhet më ose dëshiron të lirosh hapësirë.
Prek te Publications dhe më pas prek te një nga kategoritë (për shembull, te Books) për të parë listën e botimeve. Prek butonin Select, pastaj prek te botimi që dëshiron të fshish. Gjithashtu mund të prekësh te një botim e ta mbash pak gishtin aty për ta selektuar. Prek butonin Delete, pastaj konfirmo që dëshiron të fshish botimet.
Nëse dëshiron të lirosh hapësirë, mund të fshish botimet që i përdor rrallë ose ato që zënë shumë hapësirë. Prek te Publications, shko tek opsioni Downloaded dhe më pas grupo listën sipas Rarely Used ose Largest Size. Fshi botimet që nuk të duhen më.
Si të përditësosh një botim
Herë pas here, mund të vihet në dispozicion një përditësim për një botim që ke shkarkuar.
Botimi që ka një përditësim, tregohet me ikonën refresh. Kur prek te botimi, do të shohësh një mesazh që tregon se disponohet një përditësim. Prek te Download për të marrë përditësimin ose prek te Later për të vazhduar leximin me versionin që ke.
Për të parë nëse ndonjë nga botimet e shkarkuara ka përditësime, prek te Publications. Nëse ka përditësime në dispozicion, shfaqet opsioni Pending Updates. Prek te ky opsion për të parë listën e të gjitha përditësimeve pezull. Prek te një botim për ta përditësuar ose butonin Update All për të shkarkuar të gjitha përditësimet që disponohen.
Këto veçori dolën në shkurt të 2015-s me JW Library 1.4, që mund të instalohet në sistemin iOS 6.0 ose në një më të ri. Nëse nuk i gjen këto veçori, të lutemi ndiq udhëzimet te «Fillo të përdorësh JW Library—iOS», poshtë pjesës Get the Latest Features.