JW LIBRARY
Përdorni opsionin history—iOS
JW Library ruan historikun e artikujve dhe të kapitujve të Biblës që lexon. Kjo mund të jetë e dobishme, për shembull, kur dëshiron të shohësh një shkrim që e kishe hapur më parë.
Ndiq këto udhëzime për të përdorur opsionin history:
Si të shkosh te history
Mbaje të shtypur butonin Bible për të parë listën e shkrimeve që ke lexuar së fundmi. Prek te një shkrim në listën e historikut për t’u kthyer tek ai shkrim.
Mbaje të shtypur butonin Publications për të parë listën e artikujve që ke lexuar së fundmi në të gjitha botimet. Prek një artikull te lista e historikut për t’u kthyer tek ai artikull.
Si të fshish listën në history
Mbaje të shtypur butonin Bible ose Publications për të hapur listën e historikut. Prek te butoni Clear për ta fshirë listën.
Këto veçori dolën në maj të 2014-s me JW Library 1.2, që mund të instalohet në sistemin iOS 6.0 ose në një më të ri. Nëse nuk i gjen këto veçori, të lutemi ndiq udhëzimet te «Fillo të përdorësh JW Library—iOS», poshtë pjesës Get the Latest Features.