Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LIBRARY

Nënvizimi i tekstit​—iOS

Nënvizimi i tekstit​—iOS

Ndërsa lexon dhe studion botimet në JW Library, mund të nënvizosh fjalë a shprehje.

Ndiq udhëzimet vijuese për të nënvizuar tekstin:

 Si të shtosh një nënvizim të ri

Ka dy mënyra si të nënvizosh një pjesë teksti.

Mbaje gishtin të shtypur mbi një fjalë që ta selektosh. Mund ta zgjerosh ose ta zvogëlosh pjesën e selektuar. Në menunë që shfaqet, prek butonin Highlight, pastaj zgjidh një ngjyrë për të nënvizuar tekstin.

Që të nënvizosh një fjalë a një shprehje me një lëvizje, mbaje të shtypur gishtin mbi të dhe pastaj rrëshqite. Ndërsa e rrëshqet gishtin, teksti nënvizohet. Kur ke mbaruar, menjëherë shfaqet menuja. Mund ta përdorësh këtë menu për të ndryshuar ngjyrën e nënvizimit ose për ta fshirë.

 Si të ndryshosh një nënvizim

Për të ndryshuar ngjyrën e një nënvizimi, prek tekstin e nënvizuar dhe pastaj zgjidh një ngjyrë tjetër. Për të fshirë një nënvizim, prek tekstin e nënvizuar dhe pastaj butonin Delete.

Këto veçori dolën në nëntor të 2015-s me JW Library 1.6, që mund të instalohet në sistemin iOS 7.0 ose në një më të ri. Nëse nuk i gjen këto veçori, të lutemi ndiq udhëzimet te «Fillo të përdorësh JW Library​—iOS», poshtë pjesës Get the Latest Features.