JW LIBRARY
Kërko në Bibël ose në botime—iOS
Veçoria e kërkimit e JW Library të ndihmon të gjesh një fjalë a shprehje në Bibël ose në ndonjë botim.
Ndiq këto udhëzime për të kërkuar:
Si të kërkosh në një Bibël
Mund të bësh kërkime për një fjalë ose për një shprehje në Biblën që po lexon.
Prek butonin Search, pastaj fillo të shkruash fjalën që dëshiron të gjesh. Ndërsa shkruan, do të dalin disa sugjerime. Prek te një sugjerim ose te butoni Search në tastierë për të parë rezultatet.
Mund të përzgjedhësh rezultatet. Top Verses tregon vargjet që përdoren më shpesh lidhur me kërkimin tënd. All Verses tregon të gjitha vargjet që përmbajnë fjalën që po kërkon, sipas rendit të librave të Biblës. Articles tregon artikujt që përmbajnë fjalën që po kërkon te hyrja dhe te shtojcat.
Nëse po kërkon një shprehje, prek kutinë Match Exact Phrase për të parë vetëm rezultatet që përmbajnë saktësisht atë shprehje.
Si të kërkosh në një botim
Mund të bësh kërkime për një fjalë ose për një shprehje në botimin që po lexon.
Prek butonin Search, pastaj fillo të shkruash fjalën që dëshiron të gjesh. Ndërsa shkruan, do të dalin disa sugjerime. Prek te një sugjerim ose te butoni Search në tastierë për të parë rezultatet.
Nëse po kërkon një shprehje, prek kutinë Match Exact Phrase për të parë vetëm rezultatet që përmbajnë saktësisht atë shprehje.
Si të kërkosh për një temë
Nëse ke shkarkuar Insight on the Scriptures, mund të kërkosh për një temë nga ky botim. Mund të përdorësh këtë veçori teksa po lexon ndonjë Bibël ose ndonjë botim në këtë aplikacion.
Prek butonin Search, pastaj shkruaj temën që dëshiron të gjesh. Ndërsa shkruan, do të dalë një listë sugjerimesh me tema nga Insight on the Scriptures që kanë lidhje me kërkimin. Prek te një temë për të hapur artikullin.
Këto veçori dolën në tetor të 2014-s me JW Library 1.3.4, që mund të instalohet në sistemin iOS 6.0 ose në një më të ri. Nëse nuk i gjen këto veçori, të lutemi ndiq udhëzimet te «Fillo të përdorësh JW Library—iOS», poshtë pjesës Get the Latest Features.