Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LIBRARY

Vendosni dhe përdorni opsionin e shenjës​—Windows

Vendosni dhe përdorni opsionin e shenjës​—Windows

Veçoria bookmark ose Vër një shenjë e JW Library lejon të vësh një shenjë në çdo botim, tamam siç do të vije një shenjë në botimin e shtypur. Çdo botim në JW Library ka dhjetë shenja.

Ndiq këto udhëzime për të përdorur shenjat:

 Si të vendosësh një shenjë të re

Mund të vësh një shenjë në një artikull, kapitull, paragraf ose në një varg specifik nga Bibla.

Për të vënë një shenjë në një artikull ose kapitull, hap panelin App Commands ose Shiriti i kategorive, pastaj prek butonin Bookmark ose Vër një shenjë. Pastaj hapet një listë që tregon shenjat për atë botim. Prek te një hapësirë për të vënë një shenjë tek ai artikull ose kapitull.

Për të vënë një shenjë te një paragraf ose varg biblik, së pari prek tekstin dhe pastaj prek butonin Bookmark ose Vër një shenjë te menuja.

 Si të shkosh te një shenjë

Që të shkosh te një shenjë, hap botimin që ka shenjën, hap panelin App Commands ose Shiriti i kategorive dhe pastaj prek te butoni Bookmark ose Vër një shenjë . Prek te shenja që dëshiron të shohësh.

 Si të përdorësh shenjat

Një shenjë që ke vendosur mund ta fshish ose ta zëvendësosh.

  • Për ta fshirë, hap panelin App Commands ose Shiriti i kategorive, pastaj prek butonin Bookmark ose Vër një shenjë. Më pas prek butonin Të tjera anash shenjës që dëshiron të fshish. Prek te Delete ose Elimino

  • Për ta zëvendësuar një shenjë, hap panelin App Commands ose Shiriti i kategorive, pastaj prek butonin Bookmark ose Vër një shenjë. Prek butonin Të tjera, anash shenjës që dëshiron të zëvendësosh. Prek te Replace ose Zëvendëso. Shenja zëvendësohet me një shenjë të re. Kjo mund të jetë e dobishme që të gjesh kollaj vendin ku ke lënë leximin në një botim. Për shembull, mund të vësh një shenjë aty ku ke lënë leximin e përditshëm të Biblës.

Këto veçori dolën në gusht të 2014-s me JW Library 1.3, që mund të instalohet në sistemin Windows 8.0 ose në një më të ri. Nëse nuk i gjen këto veçori, të lutemi ndiq udhëzimet te «Fillo të përdorësh JW Library​—Windows», poshtë pjesës Get the Latest Features.