Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LIBRARY

Shkarko dhe përdor botimet​—Windows

Shkarko dhe përdor botimet​—Windows

JW Library ka qindra libra, broshura, fletushka dhe video që mund t’i lexosh dhe t’i shohësh kur je offline.

Ndiq këto udhëzime për të shkarkuar dhe për të përdorur botimet:

 Si të shkarkosh një botim

Mund të shkarkosh çdo botim që dëshiron për të lexuar ose për të studiuar kur je offline.

  • Te shiriti në krye të ekranit, prek te Publications ose Botime dhe pastaj te By Type ose Sipas kategorive për të parë listën e botimeve.

  • Hap panelin App Commands ose Shiriti i kategorive dhe pastaj prek butonin Languages ose Gjuhët që të dalë lista e të gjitha gjuhëve që kanë botime në dispozicion. Zgjidh gjuhën që dëshiron. Gjuhët që përdor më shpesh qëndrojnë në krye të listës. Gjithashtu mund të kërkosh gjuhën duke shkruar emrin e saj.

Ka disa mënyra për të gjetur botimet në JW Library.

Opsioni By Type ose Sipas kategorive i tregon botimet në gjuhën që po lundron, të grupuara sipas kategorive, si për shembull, libra, fletushka ose video. Disa kategori, po t’i prekësh, mund të kenë opsione të tjera zgjedhjeje, si për shembull vitet te Watchtower ose Kulla e Rojës apo klasifikimet te Video. Prek te All Types ose Të gjitha kategoritë që të kthehesh te lista e botimeve.

Opsioni What’s New ose Materiale të reja tregon botimet që janë publikuar së fundmi në gjuhën që po lundron.

Prek te një botim që ta shkarkosh në pajisjen tënde. Botimet që nuk janë shkarkuar akoma tregohen me një ikonë në formë reje. Prek te një botim që ta shkarkosh. Pasi botimi shkarkohet në pajisjen tënde, ikona në formë reje zhduket. Prek përsëri te botimi për ta lexuar.

Opsioni Downloaded ose Të shkarkuara tregon të gjitha botimet që ke shkarkuar në çfarëdo gjuhe. Mund ta gruposh këtë listë sipas Frequently Used ose Të përdorura shpesh, Rarely Used ose Të përdorura rrallë, apo Largest Size ose Sipas madhësisë.

 Si të fshish një botim

Mund ta fshish një botim nëse nuk të duhet më ose dëshiron të lirosh hapësirë.

Te shiriti në krye të ekranit, prek te Publications ose Botime dhe pastaj te By Type ose Sipas kategorive për të parë listën e botimeve. Gjithashtu mund të prekësh te një botim e ta mbash pak gishtin aty për ta selektuar. Prek te Delete ose Fshi në panelin App Commands ose Shiriti i kategorive, pastaj konfirmo se dëshiron të fshish një botim.

Nëse dëshiron të lirosh hapësirë, mund të fshish botimet që i përdor rrallë ose ato që zënë shumë hapësirë. Hap panelin e lundrimit dhe prek te Publications ose Botime. Shko tek opsioni Downloaded ose Të shkarkuara dhe më pas grupo listën sipas Rarely Used ose Të përdorura rrallë apo Largest Size ose Sipas madhësisë. Fshi botimet që nuk të duhen më.

 Si të përditësosh një botim

Herë pas here, mund të ketë përditësime për ndonjë botim që ke shkarkuar.

Botimi që ka një përditësim, tregohet me ikonën refresh ose Rifresko. Kur prek te botimi, do të shohësh një mesazh që tregon se disponohet një përditësim. Prek te Download ose Shkarko për ta përditësuar ose prek te Later ose Më vonë për të vazhduar leximin me versionin që ke.

Për të parë nëse ndonjë nga botimet e shkarkuara ka përditësime, prek te Publications ose Botime. Nëse ka përditësime në dispozicion, shfaqet opsioni Pending Updates ose Përditësime pezull. Prek te ky opsion për të parë listën e të gjitha përditësimeve pezull. Prek te një botim për ta përditësuar ose butonin Update All ose Përditësoji të gjitha për të shkarkuar të gjitha përditësimet që disponohen.

Këto veçori dolën në mars të 2015-s me JW Library 1.4, që mund të instalohet në sistemin Windows 8.1 ose në një më të ri. Nëse nuk i gjen këto veçori, të lutemi ndiq udhëzimet te «Fillo të përdorësh JW Library​—Windows», poshtë pjesës Get the Latest Features.