JW LIBRARY
Përdorni opsionin Historiku—Windows
JW Library ruan historikun e artikujve dhe të kapitujve të Biblës që lexon. Kjo mund të jetë e dobishme, për shembull, kur dëshiron të shohësh një shkrim që kishe kërkuar më parë.
Ndiq këto udhëzime për të përdorur opsionin Historiku:
Si të shkosh te Historiku
Hap panelin App Commands ose Shiriti i kategorive, pastaj prek butonin History ose Historiku për të parë listën e shkrimeve dhe të artikujve që ke lexuar së fundmi. Prek te një shkrim ose te një artikull në listën e historikut për ta parë përsëri.
Si të fshish listën e Historiku
Hap panelin App commands ose Shiriti i kategorive duke prekur në të djathtë të ekranit ose duke rrëshqitur gishtin poshtë nga pjesa e sipërme e ekranit. Prek butonin History ose Historiku për të hapur listën e historikut. Prek butonin Clear ose Pastro për ta fshirë listën.
Këto veçori dolën në mars të 2014-s me JW Library 1.1, që mund të instalohet në sistemin Windows 8.0 ose në një më të ri. Nëse nuk i gjen këto veçori, të lutemi ndiq udhëzimet te «Fillo të përdorësh JW Library—Windows», poshtë pjesës Get the Latest Features.