JW LIBRARY
Nënvizimi i tekstit—Windows
Ndërsa lexon dhe studion botimet në JW Library, mund të nënvizosh fjalë a shprehje.
Ndiq udhëzimet vijuese për të nënvizuar tekstin:
Si të shtosh një nënvizim të ri
Ka dy mënyra si të nënvizosh një pjesë teksti.
Prek një fjalë që ta selektosh. Mund ta zgjerosh ose ta zvogëlosh pjesën e selektuar. Në menunë që shfaqet, prek butonin Highlight ose Nënvizo, pastaj zgjidh një ngjyrë për të nënvizuar tekstin.
Mund të përdorësh një laps për të nënvizuar një fjalë ose shprehje. Nënvizo tekstin në ekran siç do të bëje me një nënvizues në një faqe të shtypur. Kur të mbarosh, do të shfaqet menjëherë menuja. Mund ta përdorësh këtë menu për të ndryshuar ngjyrën e nënvizimit ose për ta fshirë atë.
Si të ndryshosh një nënvizim
Për të ndryshuar ngjyrën e një nënvizimi, prek tekstin e nënvizuar dhe pastaj zgjidh një ngjyrë tjetër. Për të fshirë një nënvizim, prek tekstin e nënvizuar dhe pastaj butonin Delete ose Fshi.
Këto veçori dolën në nëntor të 2015-s me JW Library 1.6, që mund të instalohet në sistemin Windows 8.1 ose në një më të ri. Nëse nuk i gjen këto veçori, të lutemi ndiq udhëzimet te «Fillo të përdorësh JW Library—Windows», poshtë pjesës Get the Latest Features.