Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LIBRARY

Pyetje që bëhen shpesh​—JW Library (Windows)

Pyetje që bëhen shpesh​—JW Library (Windows)

JW Library funksionon me pajisjet që kanë sistemet operative që renditen më poshtë:

  • Android 7.0 ose më i ri

  • iOS 15.0 ose më i ri

  • macOS me çip M1 ose më të ri

  • Windows 10 versioni 1903 ose më i ri

Që të ruajmë sigurinë dhe besueshmërinë e aplikacionit JW Library, herë pas here na duhet të rritim kërkesat minimale për funksionimin e aplikacionit. Ja pse, të rekomandojmë ta mbash të përditësuar sistemin operativ të pajisjes sate. Nëse nuk e përditëson dot pajisjen që të kesh versionin minimal që kërkohet, aplikacioni do të vazhdojë të funksionojë, por nuk do të ketë veçoritë më të fundit.

 

Në mënyre periodike do të shtohen gjuhë të reja. Për të parë në cilat gjuhë disponohet një botim, prek butonin Language.

Këto ngjyra lidhen me tetë grupimet që shpjegohen në pyetjen 19 të Fillojmë të njohim Fjalën e Perëndisë.

 

JW Library do të ketë të njëjtat funksione bazë në të gjitha platformat. Gjithsesi, veçoritë dhe përditësimet e aplikacionit mund të dalin në momente të ndryshme për secilën platformë.

 

Po. Mund të ruash shënimet, taget, nënvizimet, shenjat dhe materialet e preferuara në një kopje rezervë. Kjo kopje mund të mbivendoset në të njëjtën pajisje ose në një pajisje tjetër.

 

Jo. Për momentin, shënimet, taget, nënvizimet, shenjat dhe materialet e preferuara nuk mund të sinkronizohen me disa pajisje.

 

Problemi: Pasi kryen përditësimin në versionin e fundit të JW Library, mund të të dalë një mesazh ku thuhet se shënimet dhe nënvizimet e tua kanë humbur. Si rrjedhojë nuk mund të shohësh shënimet, taget, nënvizimet, materialet e preferuara dhe shenjat.

Zgjidhja: Një version më i përditësuar i aplikacionit mund t’i japë zgjidhje problemit. Instalo përditësimin e radhës dhe ndiq udhëzimet që shfaqen në ekran për të rikthyer shënimet dhe nënvizimet e tua.

 

Nëse ke vështirësi për të shkarkuar materiale audio ose video, ndiq hapat e mëposhtëm për t’u siguruar se bibliotekat e Windows për Muzikën dhe Videot janë konfiguruar siç duhet dhe janë seleksionuar në JW Library.

  1. Hap File Explorer në Windows, shko te butoni View, kliko menunë Navigation pane dhe zgjidh opsionin Show libraries.

  2. Te paneli në krah të majtë gjej dosjen Libraries dhe hape.

  3. Duhet të të shfaqen dosja Music dhe dosja Videos. Nëse këto dosje nuk ekzistojnë, kliko me butonin e djathtë mbi dosjen Libraries dhe zgjidh Restore default libraries.

  4. Kliko me butonin e djathtë mbi dosjen Videos, zgjidh Properties dhe mbaj shënim dosjen që tregohet te Library locations. Më vonë duhet të verifikosh këtë dosje te parametrat e JW Library. Më pas kliko Restore Defaults.

  5. Kliko me butonin e djathtë mbi dosjen Music, zgjidh Properties dhe mbaj shënim dosjen që tregohet te Library locations. Më vonë duhet të verifikosh këtë dosje te parametrat e JW Library. Më pas kliko Restore Defaults.

Tani, ndiq këta hapa për të konfirmuar që libraritë për Muzikën dhe Videot janë përzgjedhur te parametrat e JW Library:

  1. Hap JW Library dhe kliko butonin Parametrat.

  2. Te Parametrat, sigurohu që te Shkarko materialet audio në të jetë zgjedhur biblioteka e muzikës dhe te Shkarko videot në të jetë zgjedhur biblioteka e videove, të cilat i mbajte shënim më përpara te File Explorer.

Nëse ende ke vështirësi të shkarkosh materialet audio ose video, sigurohu që ke të drejta të shpëtosh dokumente në dosjet Muzikë dhe Video duke krijuar një dokument të ri në secilën dosje. Për më shumë informacion, shih pjesën e suportit të Microsoft ose pyet një shok që di të përdorë mirë Windows.

 

Mund të kërkosh ndihmën e një shoku që e njeh mirë JW Library. Përndryshe, të lutemi, kontakto zyrën e degës më të afërt.