Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

JW LIBRARY

Fillo të përdorësh JW Library​—Windows

Fillo të përdorësh JW Library​—Windows

Mirëseerdhët në JW Library. Ky aplikacion është krijuar për të lexuar dhe për të studiuar Biblën. Mund të hysh në veçoritë kryesore të këtij aplikacioni duke prekur opsionet në krye të ekranit. Për të hapur panelin App Commands ose Shiriti i kategorive, prek në të djathtë të ekranit ose rrëshqit gishtin poshtë nga pjesa e sipërme e ekranit.

 Faqja kryesore

Opsioni Home ose Faqja kryesore të jep mundësinë të shkosh direkt te Bibla dhe botimet e tjera që përdor më shpesh. Gjithashtu mund të shohësh botimet më të reja dhe të lexosh shkrimin e ditës.

 Bibla

Opsioni Bible ose Bibla të jep mundësinë të lexosh dhe të instalosh përkthime të Biblës. Prek te një libër i Biblës dhe më pas te numri i një kapitulli që të fillosh leximin. Teksa lexon, mund të shohësh shënimet, referimet dhe përkthime të tjera për atë shkrim në panelin e studimit.

Që të kërkosh një shkrim tjetër, prek te Bible ose Bibla dhe më pas te Books ose Libra që të rikthehesh te lista e librave të Biblës.

 Botime

Opsioni Publications ose Botime të jep mundësinë të shohësh botimet në formë teksti, audio dhe video. Prek te një botim dhe pastaj te një artikull që të fillosh leximin. Ndërsa lexon, mund të kërkosh edhe shkrimet e përmendura. Prek te një shkrim i Biblës për të parë vargun në panelin e studimit. Prek te një link në panelin e studimit që të shkosh te vargu në Bibël.

Për të hapur një botim tjetër, prek te Publications ose Botime dhe pastaj te By Type ose Sipas kategorive që të rikthehesh te lista e botimeve.

 Shkrimi i ditës

Për të parë shkrimin e ditës, prek te Daily Text ose Shkrimi i ditës që ndodhet te shiriti në krye të ekranit.

 Sitet

Prek tek Online ose Sitet te shiriti në krye të ekranit për linqet e siteve tona zyrtare.

 Get the Latest Features

Sigurohu që të kesh veçoritë e reja të aplikacionit JW Library duke e përditësuar pajisjen.

Është mirë të kesh versionin e fundit të Windows që disponohet për pajisjen tënde. Shih linqet e mëposhtme për më shumë informacion:

Që ta kesh më të lehtë, mund të aktivizosh përditësimet automatike të aplikacionit tek opsioni settings ose Parametrat në pajisjen tuaj. Shih linkun e mëposhtëm për më shumë informacion: http://windows.microsoft.com/en-gb/windows-8/automatic-app-updates-help.